Lufta/ Pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh në Gazë! Hamasi: 50 të vdekur nga sulmet në dy shkolla! Bombardon pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor

18 Nëntor 2023, 06:59| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 23:28

  • Share

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë deklaruar se pacientët, stafi dhe personat e zhvendosur janë larguar më 18 nëntor nga spitali më i madh në Gazë. Në spital kanë mbetur vetëm pak pjesëtarë të stafit të cilët po përkujdesen për pacientët që nuk mund të evakuohen për shkak se janë në gjendje të rëndë, përderisa forcat izraelite morën kontrollin e ndërtesës së spitalit më herët gjatë javës.

Ushtria izraelite po kryen kontrolle në spitalin Shifa, me synim që të gjejë dëshmi për një qendër komanduese të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që pretendon se gjendet nën ndërtesën e spitalit. Hamasi dhe stafi i spitalit kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Por ushtria izraelite hodhi poshtë këto pretendime, duke argumentuar se nuk ka urdhëruar asnjë evakuim nga spitali. Ushtria izraelite pretendon se i është kërkuar nga drejtori i spitalit për të ndihmuar në ofrimin e një rruge të sigurt për personat që duan të largohen nga spitali.

"Stafi mjekësor do të qëndrojë në spital për të ndihmuar pacientët që nuk mund të evakuohen", tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Por BBC raporton se shumica prej pacientëve që ndodhesin në Al Shifa dolën nga mjediset e spitalit duke mbajtur duart lart dhe me flamur të bardhë. Në spital tashmë kanë mbetur vetëm 120 pacientë në gjendje të rëndë që nuk mund të zhvendosen si dhe fosnhnjat e lindura prematurë.

Prej ditësh forcat izraelite bastisën Al Shifën, pasi kishin dyshime se tunelet e nëndheshme ishin baza të militantëve të Hamasit dhe aty mbaheshin një pjesë e pengjeve të marra në 7 tetor, kur rinisi konflikti. Por në tunelet e Al Shifës u gjeten vetëm disa depo armësh dhe asnjë bazë komandimi e Hamasit

Ndër të tjera ushtria izraelite tha se avionët dhe helikopterët e saj luftarakë sulmuan pozicionet dhe objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor si përgjigje ndaj sulmit me raketa nga territori libanez në Izrael gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisal bin Farhan Al Saud deklaroi në emer të vendeve arabe se duhet një armëpushim i menjëhershëm për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë në Gaza dhe kjo duhet diskutuar pa humbur kohe. Ai tha se nuk duam të shohim civilë që vdesin çdo ditë. Ndërsa Jordania e e ka konsideruar konfliktin në gaza agresion flagrant të Izraelit kundër popullsisë civile që rrezikon të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme.  

Nga ana tjetër pranoi të lejojë dy autobotë me karburant në ditë të hyjnë në Rripin e Gazës, pas presionit të SHBA-së. Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit sqaroi se rreth 140,000 litra karburant do të lejohen çdo dy ditë të hyjnë në Gaza.

Lufta filloi kur Hamasi ndërmori një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën mbi 1200 vetë, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra dhe fëmijë.

Ora 22:54
Netanyahu: Të vendosur për fitore dhe shkatërrimin e armikut! Udhëheqësit e Hamasit janë në shënjestër

1700344591_230113BenjaminNetanyahual08228639091024x6831.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se nëse do të arrihet marrëveshje për pengjet që mban Hamasi do të njoftohet në çdo rast nga autoritetet në Izrael. Gjithashtu ai ka theksuar se Izraeli është i vendosur deri në fund dhe të luftojë deri në fitore.

“Ne jemi të vendosur të luftojmë deri në fitore dhe derisa të kemi shkatërruar armikut, si edhe të kemi rimarrë pengjet. Pas fitores Gaza nuk duhet të jetë më një kërcënim për ne. Forcat e armatosura izraelite do të duhet të ruajnë vendin”, ka thënë ai.

Ora 21:48
Disa zona po 'përmbyten' nga ujërat e zeza, agjencitë humanitare në Gaza paralajmërojnë për sëmundje: Banorët janë pa ujë të pijshëm

1700341089_dddddddssss.JPG

Mes bombardimeve banorët në Gaza po përballen dhe me rrezikun e sëmundjeve. Një agjenci e OKB-së, (UNRWA) thotë se vetëm gjysma e karburantit minimal ditor të kërkuar për operacionet humanitare ishte në dispozicion.

Ndërsa pjesa më e madhe në Gaza do të mbetet “e përmbytur me ujëra të zeza, duke rritur më tej rreziqet e sëmundjeve”. Sipas organizatës kufizimet e karburantit kanë lënë palestinezët pa ujë të mjaftueshëm të pijshëm.

“Organizatat humanitare nuk duhet të detyrohen të marrin vendime të vështira midis aktiviteteve konkurruese për shpëtimin e jetës. Tensionet e komunitetit në një shoqëri dikur të lidhur ngushtë ka të ngjarë të rriten, duke e bërë edhe më të vështirë për UNRWA dhe organizata të tjera të veprojnë në një mjedis të krizës humanitare të paprecedentë”, thuhet ne deklaratë.

Gjatë natës, Izraeli tha se kishte rënë dakord të lejonte dy kamionë me karburant në ditë në Gaza. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA specifikoi se rreth 140,000 litra karburant do të lejohen në çdo dy ditë, ku shumica e tyre është menduar për kamionët që dërgojnë ndihma.

Ora 19:26
Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim

1700332179_gggggggggggg.JPG

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës nëse arrihet armëpushim.

“Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania.

 

Ora 17:28
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 50 të vrarë e shumë të plagosur në dy shkolla të sulmuara nga Izraeli

1700325531_gggggg.JPG

Ministria e shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi ka deklaruar se 50 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në dy shkolla në veri sipas saj të sulmuara nga Izraeli. Një prej shkollave të sulmuara është kthyer në strehë për qindra familje. 

Ora 15:05
Von der Leyen: Jo zhvendosjes së detyruar të palestinezëve

1699346051_beursulavonderleyen.jpg

 
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyer

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyer ka zhvilluar një takim me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, në lidhje me konfliktin në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.

Përmes një postimi në rrjetin social "X', Von der Leyen shkruan se ka falenderuar Egjiptin për rolin e tij pozitiv në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur. 

“Diskutova krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Falënderova Egjiptin për rolin e tij kyç në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur. Ne pajtohemi me parimin e moszhvendosjes me forcë të palestinezëve dhe në një horizont politik të bazuar në zgjidhjen me dy shtete."- shkruan Ursula von der Leyen.

Ora 14:45
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit, Josep Borrell: Nevojitet përpjekje e përbashkët mes europianëve dhe arabëve për zgjidhjen e konfliktit

1697617375_borrell.webp

Nevojitet një "përpjekje e përbashkët nga ana e botës arabe dhe evropianëve" për të gjetur një rrugëdalje nga kriza e Lindjes së Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në në një takim që pati me ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal, në Bahrein.

"Ngjarjet tragjike në Gaza ofrojnë një mundësi, ato janë një thirrje zgjimi," tha ai, "Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar paqen dhe sigurinë për të gjithë. Ne ndajmë shqetësimin për atë që po ndodh në Bregun Perëndimor dhe ndajmë Shqetësimi për të gjitha humbjet civile në Izrael dhe Gaza.

Borrell theksoi se ky është angazhimi i BE për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Ora 14:21
Gaza/ Izraeli sulmon shkollën ku janë strehuar familjet e zhvendosura, raportohet për 50 viktima

1700313917_frfrfrfrf.JPG

Izraeli ka kryer një sulm në shkollën Al Fakhoura, në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Shkolla ishte kthyer në një strehë për qindra familje të zhvendosura. 

Sipas Al Jazeera, të paktën 50 persona janë vrarë nga bombardimi. 

Ora 12:43
Izraeli: Asnjëherë nuk kemi kërkuar boshatisjen e spitalit Al-Shifa

1700308072_ddydyd.JPG

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka deklaruar se "nuk ka urdhëruar në asnjë moment evakuimin e pacientëve apo mjekëve" nga spitali Al-Shifa . 

Ai shpjegon se ushtria  kishte "një kërkesë nga drejtori i Al-Shifas për të lejuar banorët e tjerë të Gazës që ishin në spital dhe që dëshironin të evakuoheshin, ta bënin këtë nëpërmjet një rruge të sigurt". 

"Stafi mjekësor do të qëndrojë në spital - shtoi ai - për të ndihmuar pacientët që nuk mund të evakuohen",- është shprehur drejtori i Al-Shifas, sipas Izraelit, transmeton La Repubblica.

Ora 09:39
Ushtria izraelite rrethon 2 spitale të tjera në Gaza

1700297301_gtgtg.JPG

 
Spitali al-Ahli (Màamadani), Gaza

Ushtria izraelite ka vazhduar me aksionet ushtarake në spitalet e Gazës pavarësisht humbjeve të shumta të jetës së foshnjave dhe pacientëve nën kujdes intensiv, si pasojë e ndërhyrjes ushtarke në spitalin Al-Shifa.

Në perimentrin e spitalit Al-Shifa, forcat izraelite ka zgjeruar inspektimet brenda dhe poshtë strukturave të spitalit. 

Ndër të tjera, mediat e huaja raportojnë se ushtria ka rrethuar edhe spitalin al-Ahli (Màamadani) dhe bombardoi një zonë pranë spitalit 'indonezian', në veri të Rripit të Gazës. 

Bombardime të forta kanë ndodhur orët e fundit, sipas burimeve, edhe në Beit Hanun, Jabalya, si dhe në Nusseirat, ku si pasojë raportohet për dhjetëra viktima, transmeton La Repubblica.

Ora 08:42
Izraeli sulmon kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, shënohen 5 viktima

1700293724_izrael.JPG

Pesë palestinezë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Balata, pranë Nablus , në Bregun Perëndimor.

Numri i të vdekurve është dhënë nga agjencia Ëafa sipas së cilës "një dron izraelit ka goditur me raketë selinë e Fatahut" në kamp. 

Sipas ushtrisë izralite, "një strehë e përdorur nga terroristët për përgatitjen e një sulmi të afërt terrorist ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë" u ndalua. 

Sipas të njëjtit burim, në mesin e të vrarëve "është Muhamed Zahed, një terrorist i shquar nga Nablus", transmeton La Repubblica.

Ora 08:00
Izraeli do të lejojë 2 kamionë me karburant në ditë të hyjnë në Rripin e Gazës

1698082577_gaza.jpg

Izraeli do të lejojë dy kamionë me karburant në ditë të hyjnë në Rripin e Gazës, pas presionit të Shteteve të Bashkuara. 

Dy kamionë mund të mbartin një sasi prej 70 mijë litrash karburant në ditë, saktësoi një burim i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cituar nga BBC, duke nënvizuar se kjo ngarkesë do të jetë e destinuar për automjetet që transportojnë ndihma humanitare dhe për personelin e OKB-së.

Po ashtu, është bërë e mundur rivendosja e telekomunikacionit dhe shërbimeve të internetit në Gaza. 

Lidhja u kthye pasi UNRWA furnizoi me karburant kompaninë e telekomunikacionit  të Gazës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?