Një sulm ajror izraelit të hënën vonë (18 Nëntor 2024), goditi një zonë në Bejrut pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, Parlamentit, zyrës së kryeministrit dhe disa ambasadave. Këtë raportojnë mediat libaneze, citon La Repubblica.
Hezbollah njofton se katër anëtarë të zyrës së shtypit vdiqën nga një sulm izraelit në Bejrut, në të njëjtin bastisje ku u vra zëdhënësi i grupit, Mohammed Afif.
Rrjedhja e një dokumenti shumë të klasifikuar të inteligjencës ushtarake në gazetën gjermane ‘Bild’ në shtator, ishte për të lehtësuar presionin dhe kritikat publike kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, pas vrasjes së gjashtë zyrtarëve të lartë.
Eli Feldstein, ndihmësi i Netanyahut dhe i dyshuari qendror në këtë aferë, dyshohet se zbuloi dokumentin për të ndryshuar diskursin publik mbi fatin e pengjeve izraelitë në duart e Hamasit në Gaza, duke fajësuar më pas liderin e Hamasit, Sinëar, për ngërçin në negociata. Këtë e shkruan “Time of Israel”.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka "eliminuar" oficerin e shtypit të Hezbollahut, Mohamad Afif, i përcaktuar nga IDF si "shefi i propagandës" i lëvizjes islamike, në një sulm në Bejrut. Mohamad Afif "ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetin terrorist të Hezbollahut kundër shtetit të Izraelit", tha ushtria në një deklaratë, shkruan “La Repubblica”.
Kurse përgjigja e Hezbollahut ndaj projekt-marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, ishte "po, por..." dhe negociatat vazhdojnë për të mbyllur skajet e mbetura të lira, sipas televizionit libanez “Lbci”.
I dërguari i SHBA-së Amos Hochstein pritet të mbërrijë nesër (19 Nëntor) në Bejrut, për të shqyrtuar disa nga kushtet e propozimit, për t'u siguruar që ato janë në përputhje me Kushtetutën libaneze dhe më pas të udhëtojë në Izrael.
Foto ilustruese
Një sulm ajror izraelit të hënën vonë (18 Nëntor 2024), goditi një zonë në Bejrut pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, Parlamentit, zyrës së kryeministrit dhe disa ambasadave.
Këtë raportojnë mediat libaneze, citon La Repubblica.
Benjamin Netanyahu
La Repubblica thotë se sipas medias izraelite Walla, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka thënë në një bisedë kofidenciale para anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë së Knesset, se gjysma e pengjeve në Rripin e Gazës kanë vdekur dhe se vetëm 50 prej tyre janë ende gjallë.
Joe Biden në samitin e G20
Ne duhet të "rrisim presionin ndaj Hamasit për të arritur një armëpushim në Gaza".
Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden në samitin e G20 në Rio de Zhaneiro.
"Ne do të vazhdojmë të shtyjmë për të përshpejtuar një marrëveshje armëpushimi që garanton sigurinë e Izraelit, sjell pengjet në shtëpi dhe i jep fund vuajtjeve të popullit dhe fëmijëve palestinezë. Unë kërkoj nga të gjithë këtu që të rrisin presionin ndaj Hamasit, i cili aktualisht e refuzon këtë marrëveshje",- tha Biden.
Gjithashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se sulmi i Hamas më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit është "masakra më e rëndë të hebrenjve që nga Holokausti" dhe se shteti hebre ka të drejtë të mbrohet.
"Por mënyra se si mbrohet është shumë e rëndësishme",- theksoi Biden.
Bejrut, Liban
Hezbollah njofton se katër anëtarë të zyrës së shtypit vdiqën nga një sulm izraelit në Bejrut, në të njëjtin bastisje ku u vra zëdhënësi i grupit, Mohammed Afif.
Ministria libaneze e Shëndetësisë kishte raportuar katër të vdekur, duke përfshirë një grua, si dhe 14 të plagosur, duke përfshirë dy fëmijë, në sulmin në distriktin Ras al-Nabaa të Bejrutit.