Një pallat i shkatërruar në zonën e Kharkiv-it, Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

3 Tetor, 12:55| Përditesimi: 3 Tetor, 13:00

  • Share

Forcat Ajrore Ruse raportojnë se kanë shkatërruar së fundmi nnjë depo municionesh të Forcave të Armatosura të Ukrainës pranë fshatit Razliv, me një bombë tre tonëshe. Gjithashtu, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer breshëri dronësh.

Sipas Rusisë mbrojtja ajrore arriti të rrëzonte 113 dronë ukrainas të cilët ishin drejtuar 4 rajoneve ruse, ndërsa Kievi informoi se rrëzoi 78 dronë iranianë Shahed, të lëshuara nga Kremlini.

Ukraina është në bisedime me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të vendosur vëzhgues të huaj pranë termocentraleve të saj bërthamore, për shkak të informacioneve se Rusia po planifikon të sulmojë infrastrukturën që lidh termocentralet me rrjetin energjetik të vendit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi më 24 shtator nga OKB se Moska po planifikon të godasë tre termocentrale, pa specifikuar se cilët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?