Foto ilustruese

Bota

‘Lufta’ me COVID-19, ‘boom’ vaksinimesh në Itali

22 Tetor 2021, 13:51| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 13:52

  • Share

ITALI- Ndërsa varianti delta po përhapet me shpejtësi dhe bota po përjeton një tjetër valë të COVID-19, në Itali është rritur numri i të vaksinuarve.

Çdo ditë qytetarët i drejtohen qendrave të vaksinimit për të kryer dozën e parë ose të dytën, kjo edhe për shkak të detyrimit për të paraqitur “pasaportën e vaksinimit” në ambientet e tyre të punës.

“Më duhet të punoj! Nëse do të kisha mundësi të mos e bëja, atëherë nuk do e bëja.”, tha Rosanna Barbuto, një punonjëse supermarketi.

Qëllimi i qeverisë italiane, të cilin edhe arriti përmes “pasaportës së vaksinimit” ishte të rriste numrin e personave të vaksinuar në 90% deri në fund të tetorit dhe të shmang një tjetër “lock down” në vend.

Megjithëse ky detyrim ka pasur edhe kundërshtime të forta, të shprehura përmes protestave, 65% te popullsisë së Italisë e mbështesin atë.

Itali është një nga vendet evropiane më të prekura sa i përket pandemisë dhe ndaj përpjekjet e qeverisë për të parandaluar një tjetër “goditje” nga COVID-19 janë maksimale. Me shfaqjen e variantit delta, sigurisht që “përforcimet” për sa i përket masave anti-COVID edhe procesit të vaksinimit janë përforcuar.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?