Kryeministri britanik, Boris Johnson

Bota

‘Lufta’ me COVID-19, Britania 100 milionë vaksina për vendet në nevojë, Johnson: Procesi jonë i suksesshëm, gati të shpërndajmë një pjesë të dozave

11 Qershor 2021, 11:29| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 11:31

  • Share

BRITANIA E MADHE- Kryeministri Boris Johnson tha se Britania e Madhe do të dhurojë 100 milionë doza vaksinash brenda vitit të ardhshëm për vendet në nevojë.

Në një takim të zhvilluar mes krerëve të vendeve G7, kryeministri britanik u shpreh se deri në fund të shatorit do të shpërndahen 5 milionë dozat e para, ndërsa deri në fund të vitit do të jenë shpërndarë 25 milionë vaksina për vendet në nevojë.

“Si rezultat i procesit të suksesshëm të vaksinimit, Britania është gati të shpërndajë një pjesë të dozave të tepërta për vendet të cilat nuk kanë mundësi t’i sigurojnë ato.”, shprehet Johnson.

Ai shprehet se ky do të jetë një hap masiv drejt mposhtjes së pandemisë së COVID-19.

“Unë shpresoj që të gjithë këtu të bëjnë premtime të ngjashme në mënyrë që të arrijmë të vaksinojmë të gjithë botë.”, shtoi ai.

Ky nuk është kontributi i parë i Britanisë në “luftën” me pandemisë, pasi më parë qeveria ka dhuruar 500 milionë dollarë për platformën e COVAX.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka premtuar 500 milionë doza të Pfizer për 92 vende në nevojë për vaksina, duke përshirë edhe vendet e Bashkimit Afrikan.

Procesi i vaksinimit në Britani, konsiderohet një ndër më të suksesshmit në botë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?