Lufta me kancerin e Albertës, nënë e dy fëmijëve! 38-vjeçarja nga Gramshi: S’kam para për operacionin e dytë! Djali 8 vjeç me autizëm, i vogli probleme me shikimin

5 Dhjetor 2023, 16:42| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 09:52

  • Share

Gramsh- Alberta Hoxholli është nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila po lufton me sëmundjen e rëndë.  Në muajin Mars të këtij viti ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e masës tumorale në stomak dhe më pas disa seanca kimio-terati. Jeta e ka përballur me shumë vështirësi 38-vjeçaren.

“Djali i madh është autik nuk më flet ndërsa djali i vogël është sëmurë nga sytë, pastaj u sëmura vete me tumor. Jam shumë keq!”,- tha me lot në sy Alberta Hoxholli.

Ndërsa rrëfen më tej: Bëra 3 kimio-terapi të katërtën nuk e përballova dot, u bëra keq. Me qira me borxhe, me 100 borxhe. Burri ka mbetur pa punë, kujdeset për fëmijët e me mua”.

Familja Hoxholli është shpërngulur nga fshati i largët Kodovjat, në qytetin e Gramshit, ku sot jetojnë në shtëpi me qira. Arsyeja është terapia në qender sociale per djalin 8-vjeç, pasi u diagonistikua me spekter të autizmit.

Ndërsa djali i vogël vetëm 4 vjeç ka lindur me probleme të shikimit, ndaj prindërit kërkojnë ndihmë financiare për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në sy.

“Djali i vogël ka nevojë për ndërhyrje, por unë nuk përballoj dot shpenzimet e operacionit të syve”,- tha ajo.

Kryefamiljari Shahin Hoxholli është i papunë. Me dëshpërim shprehet se më parë ka qenë emigrant, por është kthyer pasi duhet të kujdeset për gruan e fëmijët e sëmurë.

Të ardhurat në këtë familje janë 27 mijë lek në muaj, nga pensioni i invalidtetit, por 17 mijë lek hkojnë për qira, drita e ujë. Jetesa është tejet e vështirë për ta.

“Problem të madh kam këta të dy, gruan dhe djalin e vogël, sepse të dy kanë nevojë për operacione. Jetojmë me qira dhe nuk i përballojmë dot më shpenzimet. Bëj apel ndonjë ndihmë çfarëdo të jetë. Jam i vetëm edhe sikur të gjej punë nuk shkoj dot se kam 3 të sëmurë në shtëpi. Operacionin e parë të gruas me borxhe e kam bërë. Dua ndihmë!”,- shprehet Shain Hoxholli përmes mikrofonit të Report TV.

Bashkia e Gramshit tha se nuk mund të ofrojnë asgjë më shumë se sa bonusin e qirasë me vlerë 5 mijë lek në muaj, ndërsa nevojat për familjen Hoxholli janë të shumta sidomos për shërbimet mjekësore.

*Për të ndihmuar familje Hoxholli kontaktonin nr: 068 27 75 723 SHAHIN HOXHOLLI

Llogaria bankare  AL18902326794441400830795903 OTPbank Albania Shahin Hoxholli GRAMSH

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arditi: 13/12/2023 20:01

    Gjith ajo toke e begate, si jena katandis. Asnje, asnje Shqiptar nuk duhet te ishte ne kete gjendje. Kjo toke eshte ne gjendje te mbaj 9 milion mbreter, por ka shkaktuar dhe vazhdon te shkaktoj vec dhimbje. Nuk bejme ne per njeri tjetrin, nuk ndertojme shkolla, nuk ndertojme spitale, nuk investojme tek njerez te mencur qe te na rrisin standardin tone kudo qe shkojme.

    Përgjigju
  • Tao: 13/12/2023 10:24

    Keto jane halle te verteta, jo shaka. Ndaj njerezit s'duhet ta fusin veten ne siklete te kota nese nuk shkuan nje pale pushime ne Greqi apo Turqi, sikurse dikush tjeter qe e shohin ne Instagram. Te shkuara zonje, uroj te gjendet nje zgjidhje optimale per te gjithe ju.

    Përgjigju
  • Mendimi im: 06/12/2023 12:32

    Se pari, kujdesi shendetesor eshte e drejte baze e njeriut. Çdo operacion duhet te kryhet ne spital shteteror pa kosto per pacientin. Privati duhet te jete vetem per ata qe duan vazo me lule dhe muzike klasike ne dhome. Ata mjeke qe kerkojne leke per t’i shpetuar jeten nje fukareshe duhet te denoncohen publikisht me emra. Se dyti, kopshtet dhe shkollat kane per detyrim t’u krijojne kushte femijeve me aftesi te kufizuara. Se treti, komuniteti ne Gramsh duhet te beje te veten. Jam i sigurt qe ka plot pensioniste ne Gramsh qe e kalojne kohen duke pare telenovela. Dy ore ne dite ta ndihmoni kete familje me femijet ose punet e shtepise do i jepnit nje ndihme te madhe. Se katerti, nese shkolla dhe komuniteti do benin te veten, babai do mund te punonte me kohe te plote per te mbajtur familjen.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 05/12/2023 19:12

    eh mor Rame... mbete me tam-tame por njerezit kane halle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?