Lufta/ Ushtria izraelite godet militantët e Hamasit në zonën humanitare të Khan Younis! Të dërguarit e Biden sot në Izrael për të negociuar armëpushimin në Liban

30 Tetor, 07:32| Përditesimi: 30 Tetor, 07:43

  • Share

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore izraelite mëngjesin e sotëm goditën militantët e Hamasit dhe Xhihadit Palestinez në zonën humanitare Khan Younis në Rripin e Gazës.

Ushtria deklaroi këtë, duke specifikuar se kishte përdorur municione precize.

Sipas IDF, "grupet terroriste po përdorin sistematikisht civilët dhe infrastrukturën civile" siç është zona humanitare.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit i tha Times of Israel se këshilltarët e lartë të presidentit amerikan Joe Biden, Brett McGurk dhe Amos Hochstein, do të udhëtojnë sot në Izrael për t'u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për të diskutuar një armëpushim të mundshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut Libani.

Sipas asaj që u shpjegua, ata do të paraqesin një propozim zyrtar për armëpushim në përpjekje për të mbyllur një marrëveshje e cila, sipas zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë, mund të finalizohet brenda pak javësh./La Repubblica

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 30/10/2024 08:04

    Gidet militantet e hanasit duke vrare civile te pafajshem ? Ju jeni kelyshat e cifuteve duke bere propagande pro tyre gjoja po mbrojne veten por ne te vertete po bejne genocid dhe ju plera te mediave jeni fajtor njesoj si ata qe nuk shkruani lajme te verteta por vetem ato qe ju serviren nga ata ndyresira , turp te keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?