Lufta ndaj terrorizmit/ Arta Marku takim zyrtar në Malin e Zi me homologët

24 Qershor 2019, 16:20| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 19:02

  • Share

Personat që rekrutohen nga terroristët në Shqipëri rezultojnë se janë me formim të ulët arsimor dhe ekonomik.

Këtë konstatim kryeprokurorja Arta Marku e ka ndarë gjatë një takimi zyrtar në Malin e ZI, ku pjesëmarrës kanë qenë gjyqtar e prokuror nga rajoni.

Sipas Markut, ata janë njerëz, të cilët besojnë se duke u bashkuar me terrorin, mund të jetojnë më mirë.

Kryeprokurorja ka kërkuar nga të pranishmit dhe vendet e rajonit bashkëpunim më të gjerë dhe jo vetëm për hetimin e çështjeve konkrete.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?