Lufta në Kavajë, burg të rinjve që vranë kalimtarin me bukë në dorë, armiqtë i bashkon kafazi, heshtin në gjykatë (VIDEO)

8 Korrik 2019, 13:01| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 19:16

  • Share

Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg katër nga pesë të arrestuarit për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vdekur një kalimtar i rastësishëm, ndërsa njëri nga të arrestuarit u lirua nga qelia dhe do të hetohet në masën arrest shtëpi.

Në burg u lanë Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Marjus Aliu dhe Qazim Merkaj me akuzën e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, ndërsa Agron Kollçakun do të hetohet në masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi akuzohet vetëm për moskallëzim krimi. Seanca e sotme nisi me vonesë për shkak të vonesës së një prej të pandehurve, Eraldo Hyka nga spitali drejt Gjykatës.

Ky i fundit nuk ishte në gjykatë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi u plagos ditën e enjte nga shkëmbimi i zjarrit. Report Tv sjell pamjet e të arrestuarve para gjykatës, ku kafazi i ka bashkuar të gjithë armiqtë. Gjyqtarja që dha vendimin ishte Djamela Goxha, ndërsa prokuror Gëzim Çopa. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin para gjykatës.

Si nisi sherri dhe bilanci i përplasjes. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur Ramazan Hasalliu dhe u plagosën 7 të tjerë mes tyre 4 pjesëtarë të 2 grupeve, por edhe 2 persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen (njëri nuk është identifikuar ende), ndërkohë që është shpallur në kërkim Denis Aliu.

Pas ngjarjes u arrestuan; Marjus Aliu, Ardian Dedej (i dënuar më parë), Eraldo Hyka, të cilët u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit dhe Qazim Merkaj  e Agron Kollçaku, ky i fundit për moskallëzim krimi. Tre të plagosurit e tjerë nga ngjarja ishin Rustem Dedej, që është vëllai i Ardian Dedejt për të cilin nuk është ngritur asnjë akuzë dhe Arben Ajdini e Sali Mekja, por që nuk kanë lidhje, pasi po qëndronin në lokalin e tyre kur i kapën plumbat. Në kërkim vijon që të jetë Denis Aliu, që u përfshi në ngjarje. Ndërkohë që Elio Hyka, që është vëllai i Eraldo Hykës është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen sipas policisë. 

Pse më sheh, çfarë shikon? Kështu nisi konflikti mbrëmjen e së mërkurës së kaluar mes Eraldo Hykës dhe Ardian Dedejt me Denis Aliun jashtë ambienteve të një marketi në qendër të qytetit. Denis Aliu qëlloi me grusht Ardian Dedejn dhe shau Eraldo Hykën. Por për shkak se bashkëshortja e Dedejt dhe fëmijët kanë qenë brenda në market, sherri është mbyllur aty për aty. Vetëm një ditë më pas, të enjten, një orë para se të ndodhte ngjarja, po në qendër të qytetit, Eraldo Hyka gjuan me grusht Denis Aliun.

E ndërsa pas kësaj, dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu shkojnë tek lokali i Dedejve për t'u sqaruar, por aty konfliktohen sërish me Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja, duke çuar deri në përdorimin e armëve. Marjus Aliu pas arrestimit është shprehur se 'shkuam për t'u sqaruar për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por ata na shanë prapë'. Në përplasen me armë mes vëllezërve Hyka dhe Dedej nga njëra anë dhe Aliu nga krahu tjetër është përfshirë edhe Qazim Merkja, që u arrestua.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve gjeti vdekjen e menjëhershme kalimtari i rastësishëm që sapo kishte dalë nga furra e bukës Ramazan Hasalliu 55 vjeç banues në Kavajë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur se nga cila armë u qitën plumbat që kapën kalimtarin e rastësishëm Ramazan Hasalliu 55-vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohen Marjus Aliu dhe Eraldo Hyka.

Kërkesa e Prokurorisë së Kavajës

Luftë mes dy bandave në Kavajë, vritet kalimtari me bukë në dorë (FOTO)
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 08/07/2019 15:44

    Mbase duhet edhe nje padi civile qe te perfitoje demshperblim pala e demtuar per rritjen e the femijeve jetim.

    Përgjigju
    • Lexues: 08/07/2019 20:48

      Vetem kjo ua mbledh se kujtojne se duhet te bejne vetem burg..shtoji dhe ca miliona qe duhet te paguajne dhe e pyesin mire b para se te behen kauboj..ne bote ben 5 vite burg por ke dhe 200 mije euro per te pagar

  • Toni: 08/07/2019 13:43

    Tere jeten sapuni. Ska gje do i dalin hakat e bukes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?