TIRANË- Situata brenda Partisë Demokratike ka bërë që Agron Duka të marrë një vendim, të shkëputet përfundimisht nga e djathta. Përmes një postimi në Facebook, Duka shkruan se Partia Agrare Ambientaliste do të dalë në zgjedhjet e ardhshme e vetme, pa u përfshirë në koalicione politike. Duka shprehet se në zgjedhjet vendore të 2023 PPA do të prezantohet me identitetin e saj me fokus agrar e mjedisor.
“Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicioneve politike. Kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, si një parti me fokus agrar e mjedisor. PAA është në një fazë riorganizimi aktualisht, dhe në vjeshtë ajo do të fillojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këshillat bashkiakë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën politike në vend. Një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor, nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë tërësisht e destabilizuar nga ana organizative si pasojë e luftës së brendshme, e bëjnë mjedisin politik shumë të papërshtatshëm dhe jo të qetë për votuesit. Megjithatë, PAA do të vazhdojë të mbetet një parti opozitare dhe me program e platformë tërësisht në interes të qytetarëve”, shkruan Duka.
Kreu i PPA-së thotë se partia është në një fazë riorganizimi të strukturave të saj dhe në zgjedhjet vendore do të të dalë me një program të qartë, për mbështetjen të fermerëve dhe bujqëisë.
"PAA, paralelisht me riorganizimin e strukturave, po riorganizon edhe programin e saj, duke mbetur një parti e spektrit të gjelbërt, me objektiva të qartë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e mjedisit, marrjen e masave për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës, mbështetjen konkrete të fermerëve, jashtë skemave subvencionuese propagandistike. Ne do të projektojmë në programin tonë jo thjeshtë mbështetjen e mbijetesës apo lëmoshës, por krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin, standardet e cilësisë dhe eksportimin e prodhimit", shkruan Duka.
Duka thotë se PPA do të jetë e hapur për të bashkëpunuar me forca të reja politike.
“PAA do të jetë e hapur për të koordinuar apo bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale, për të mbledhur bashkë mendime të ndryshme, forca të reja, ide novatore dhe njerëz të ndershëm, idealistë dhe atdhetarë”, shkruan Duka.
Cfare parti turpi jane keto qe nuk kane nje bosht ideologjik. Ta pyesesh Duken se cfare mendon bujqesine, dhe mjedisin, meqe ka emrin e partise, ai jo vetem qe nuk ia ka idene, por eshte dhe vete ndotesi me i madh i mjedisit, dhe shtypesi i bujqve.. Jam kurioz, a e ka mbeshtetur nismen per nje ambjent me te paster duke votuar ligjin per mosperdorimin e qeseve plastike njeperdorimshe?!
PërgjigjuHahaha.Gallat.Ky me 3 veta.Keto parti personale duhet te mos eksisdojne më.
PërgjigjuPo ik mo ti parti, nuk merr as votat e familjareve te tu,po i bejke dam te madh te djathtes,te fala klanit Duka