Ushtarë izraelitë

Lufta në Rripin e Gazës/ Hezbollahu hedh mbi 200 raketa në Izrael

4 Korrik, 15:38| Përditesimi: 4 Korrik, 15:42

  • Share

Grupi libanez Hezbollah thotë se ka hedhur mbi 200 raketa dhe 20 dronë në drejtim të disa bazave ushtarake në veri të Izraelit.

Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) nuk kanë komentuar ende për sulmin, por sipas kreut të Këshillit Rajonal të Golanit, citonTimes of Israel, një sulm i madh me raketa dhe dronë shkaktoi disa zjarre.

“Ata ranë kryesisht në zona të hapura, por që shkaktuan zjarre,” tha ai.

Ndërkohë, sirenat paralajmëruese po bien në vende të ndryshme në veri, nga Galilea perëndimore deri në qytetet Acre dhe Nahariya.

Si përgjigje, ushtria izraelite goditën objektivat e Hezbollahut në Ramyeh dhe Houla, në Libanin jugor ndërsa kanë kërcënuar se do të kryejnë operacion më të madh ushtarak, nëse ata nuk i ndalin sulmet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të paktën 38.011 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?