Lufta në Rripin e Gazës/ Hezbollahu sulmon Izraelin, 18 ushtarë të plagosur

1 Korrik, 15:16| Përditesimi: 1 Korrik, 17:14

  • Share

Të paktën 18 ushtarë izraelitë u plagosën mëngjesin e 30 qershorit pas një sulmi me dronë të ngarkuar me eksplozivë nisur nga Hezbollahu mbi Lartësitë veriore të Golanit.

Lajmin e bënë të ditur Forcat e armatosura izraelite (IDF).

Militantët shiitë të Libanit morën përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata synuan një vend ushtarak në përgjigje të sulmeve të mëparshme të Forcave të Mbrojtjes izraelite, kundër pozicioneve të tyre. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, thotë IDF në një deklaratë të publikuar në llogarinë e tyre në platformën X.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, pothuajse çdo ditë ka pasur armiqësi midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?