Fëmijë në Rripin e Gazës

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulmon shkollën ku strehoheshin refugjatë, 16 të vdekur

6 Korrik, 21:37| Përditesimi: 6 Korrik, 21:41

  • Share

Të paktën 16 persona u vranë dhe më shumë se 75 të tjerë u plagosën nga një sulm izraelit në një shkollë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Al-Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Al-Nuseirat është një nga tetë kampet historike në Rripin e Gazës dhe sot ishte objektiv i bombardimeve të rënda nga ushtria izraelite.

Ndërkohë sipas një raporti rreth 38,098 palestinezë janë vrarë Gazën që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?