Bota

Lufta në Ukrainë/ Dronët rusë afër Rumanisë, Bukureshti ngre F-16 në fluturim

7 Korrik 2024, 08:01| Përditesimi: 7 Korrik 2024, 08:06

  • Share

Rumania ka ngritur dje avionët e saj luftarakë F-16 për shkak të një sulmi me dron rus ndaj objektivave në Ukrainën jugore, njofton Ministria e Mbrojtjes e Bukureshtit.

Kjo ndodhi pasi dronët rusë u vunë re duke shkuar drejt territorit ukrainas që ndodhet pranë kufirit rumun në mëngjes, siç specifikohet në një deklaratë të publikuar nga ministria në llogarinë e saj X.

Ndërkohë Forcat ruse sulmuan Ukrainën mbrëmë me dy raketa balistike Iskander-M dhe 13 dronë kamikaze të lëshuar nga rajoni i Kursk. Kështu raportuan Forcat Ajrore të Kievit në Telegram, duke shtuar se të gjithë avionët pa pilot u rrëzuan. Dronët, sipas Kievit, u shkatërruan në Kirovohrad, Kharkiv dhe në rajonet e Sumy dhe Poltava.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?