Lufta/Zelensky: Nuk do të jemi në gjendje të shesim qymyr dhe gaz jashtë vendit! Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë një shkollë dhe një spital në Ukrainë

8 Qershor 2022, 07:46| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 21:17

  • Share

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 105-të. Presidenti Volodymyr Zelensky njofton se po zhvillohen bisedime që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Shpresat e Ukrainës për t'i rezistuar dhe rifituar territoret e pushtuara nga trupat e Moskës lidhen me dërgimin e furnizimeve të reja me armë, veçanërisht nga SHBA dhe Britania e Madhe. Zelensky falënderon Londrën "për mirëkuptimin e kërkesave për ndihmë".

Brukseli akuzon Rusinë për shkatërrimin e terminalit të dytë më të madh të grurit. Dhe një nga problemet më të mëdha të konfliktit është shantazhi që bën Rusia me ushqimet, një situatë që rrezikon të destabilizojë jo vetëm vendet më të varfra ku ka mungesë ushqimi. Ndër të tjera, Kievi thotë se janë vrarë më shumë se 31 mijë ushtarë rusë ndërsa Moska thotë se rreth 1000 ukrainas po hetohen në Rusi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka  deklaruar se ukrainasit do të përballen me dimrin më të vështirë gjatë gjithë viteve të pavarësisë.

Gjithashtu ai bëri të ditur se Ukraina nuk do të jetë në gjendje që të shesë gaz dhe qymyr jashtë vendit për shkak se do t’i nevojitet të përmbush nevojat brenda vendit.

Pjesë të konsiderueshme të Severodonetsk janë shkatërruar nga luftimet midis forcave ukrainase dhe ruse. Ukrainasit kanë ruajtur pozicionet e tyre mbrojtëse në qytet, duke penguar deri tani përpjekjet e rusëve për të marrë qytetin.

Edhe spitalet dhe zonat përreth tyre nuk janë kursyer nga sulmet ushtarake. Në Severodonetsk një numër ndërtesash në një kompleks spitalor janë shkatërruar.

Një shkollë dhe një ndërtesë administrative janë goditur nga sulmet ajrore ruse në Bakhmut, pjesë e rajonit të Donetsk gjatë mëngjesit të sotëm. 

“Shkolla u shkatërrua plotësisht”, njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës, cituar nga Ukrinform, duke shtuar se sipas informacioneve të para të shpëtimtarëve në vend ka pasur viktima.

Në përditësim...

Ora 21:39
Zelensky: Forcat ruse po përballen me humbje të mëdha në Sievierodonetsk

Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, paralajmëruan për një tërheqje të mundshme, po Guvernatori rajonal Serhiy Haidai se luftimet duhet të vazhdojnë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë ditës së sotme se mbrojtësit e qytetit të Sievierodonetskut po u shkaktojnë humbje të mëdha trupave ruse, gjatë asaj që ai e quajti, një betejë shumë të ashpër e tejet të vështirë.

"Fati i Donbasit vendoset atje", tha Zelensky.

Sievierodonetsku u bë kryeqyteti administrativ i rajonit pasi qyteti i Luhanskut u pushtua nga separatistët, në vitin 2014.

Si ky qytet, ashtu edhe Lysychansku, ndodhen nën trysninë e forcave ruse në lindje, veri dhe jug, dhe janë ndër disa qytete të Luhanskut, që vazhdojnë ende të rezistojnë.

Ora 20:15
Italia drejtuar Rusisë: Duhet gjetur zgjidhje për grurin, përndryshe do të vdesin miliona njerëz

Italia paralajmëron se miliona persona mund të vdesin nga uria në rast se Rusia nuk liron portet e Ukrainës në Detin e Zi.

“Dua ta them qartë se nga Rusia presim sinjale të qarta dhe konkrete, pasi të bllokosh eksportimin e grurit do të thotë të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra. Italia do të vazhdojë të angazhohet në linjën e parë të gjetur zgjidhje bashkë me OKB për të shmangur një katastrofë ushqimore globale”, tha Luigi di Maio, Ministër i Jashtëm i Italisë.

Di Maio, deklaratat e të cilit erdhën gjatë një takimi mes disa vendeve të Mesdheut dhe Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë të Kombeve të Bashkuara, shtoi se javë te ardhshme do të jenë thelbësore për zgjidhjen e krizës.

Ora 19:49
OKB paralajmëron: Lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se pasojat e luftës në Ukrainë do të përkeqësohen duke prekur 1.6 milion njerëz. 

“Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen. Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar”, tha Guterres  duke paraqitur raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

“Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj", shtoi Guterres.

Ai thotë se ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit.

"Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë".

Ora 18:59
Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko për Putinin: Mizor por jo i çmendur, kërkon të hyjë në histori si Stalini

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko e ka përshkruar Vladimir Putinin si "absolutisht racional, të ftohtë, mizor, të keq të zi" dhe pretendon se ai është i vendosur të hyjë në historinë ruse përkrah Stalinit dhe Pjetrit të Madh.

Në një intervistë ekskluzive për The Guardian, Timoshenko hodhi poshtë sugjerimin se presidenti rus ishte "i çmendur". "Ai vepron sipas logjikës së tij të errët," tha ajo. “Ai është i shtyrë nga kjo ide e misionit historik dhe dëshiron të krijojë një perandori. Ky është hiper-goli i tij. Ajo vjen nga një dëshirë dhe besim i thellë i brendshëm.”

Timoshenko, një udhëheqëse e revolucionit portokalli të 2004 dhe dy herë kryeministre, pati disa takime kokë më kokë me Putinin . Ata zhvilluan negociata në vitin 2009 pasi Putini, në atë kohë kryeministër, mbylli furnizimin me gaz në Ukrainë. Timoshenko kandidoi për presidente në 2010, 2014 dhe 2019, duke përfunduar dy herë e dyta dhe më pas e treta.

Nga afër, Putin ishte "gjithmonë i kujdesshëm" në atë që thoshte dhe gjithmonë dyshonte se ai mund të regjistrohej, tha ajo. “Ai është nga një shkollë e KGB-së,” tha ajo. Përpara pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt, ai nuk e fshehu besimin e tij se nuk kishte “një komb të tillë si Ukraina , dhe nuk kishte njerëz të tillë si ukrainasit”, tha ajo.

Ambiciet e tij shkuan përtej kapjes së territorit ukrainas dhe rrëzimit të qeverisë së saj pro-perëndimore pro-NAto-s, sugjeroi Timoshenko. Synimi i tij gjeopolitik ishte të pushtonte Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë gjithashtu, dhe të kontrollonte Evropën Qendrore dhe Lindore , duke përfshirë shtetet baltike, ashtu siç bëri Moska në kohën sovjetike, tha ajo.

Timoshenko ishte në Kiev më 24 shkurt, kur Rusia nisi një sulm të shumëanshëm në orët e para. Ajo tha se rivalitetet politike dhe inatet në kohë paqeje u zhdukën menjëherë. Atë mëngjes ajo shkoi në administratën presidenciale së bashku me figura të tjera të larta të opozitës dhe u takua me Volodymyr Zelenskiy , me të cilin garoi në vitin 2019.

“Ne u përqafuam me njëri-tjetrin dhe shtrënguam duart. Të gjithë ishin të tronditur, të zbehtë dhe të frikësuar. Asnjëri prej nesh nuk kishte planifikuar të largohej nga Kievi”, tha ajo. “Të gjithë e dinin se duhet të qëndronim deri në fund. Ne ramë dakord të mbështesim presidentin dhe ushtrinë tonë dhe të punojmë për fitore.” Vendimi i Zelenskiy për të qëndruar në kryeqytet dhe për të "kapërcyer frikën e tij" ishte i rëndësishëm, tha ajo.

Ora 18:33
Erdogan: Në parlamentin suedez ka terroristë, jo hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka ‘terroristë’ në parlamentin suedez dhe se Ankaraja do të vazhdojë të kundërshtojë kandidaturën e Suedisë dhe Finlandës në NATO .

"Për sa kohë që ata kanë terroristë në Parlament dhe për sa kohë që ata lejojnë demonstratat e grupeve terroriste, ne nuk mund t'u themi atyre: shkoni përpara dhe bashkohuni në NATO", tha presidenti turk në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij venezuelian Nicolas Maduro në Ankara të transmetuar në televizionin turk.

Ora 18:25
‘Çfarë vidhni përveç grurit?’, pyetja provokuese që iu bë Lavrovit në Turqi nga gazetari ukrainas 

“Përveç grurit, çfarë po i vjedh Rusia Ukrainës?, me këtë pyetje provokuese, një gazetar ukrainas iu drejtua Ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov gjatë konferencës së sotme për shtyp në Ankara me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu.

“Sa i përket grurit, nuk ka asnjë pengesë apo problem të shkaktuar nga Federata Ruse. Zelensky thjesht duhet të japë udhëzime që portet e Ukrainës të bëhen të sigurta”, u përgjigj Lavrov, duke thënë se “topi është në fushën e Ukrainës”.

Ora 17:20
Ende asnjë dritë jeshile për korridorin e eksportit të  grurit, Lavrov në Turqi: Takim pozitiv, por ukrainasit të çminojnë ujërat

Nuk ka ende dritë jeshile për korridorin e eksportit të  grurit , i cili duhet të çlirojë dhjetëra tonë drithëra të bllokuar në portet e Ukrainës për shkak të luftës.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve me drithëra nga portet ukrainase”, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.

Shefi i diplomacisë së Moskës siguroi se trupat ruse nuk do të sulmojnë nëse Kievi do të nisë çminimin e ujërave për të lejuar lëvizjen e anijeve që transportojnë gurë.

“Jemi të gatshëm të punojmë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve nga portet ukrainase. Jemi gati të bashkëpunojmë me kolegët turk për këtë. Për të zgjidhur problemin e vetmja gjë që nevojitet është qe ukrainasit të lejojnë anijet të dalin nga portet; ose duke çminuar ujërat, ose duke krijuar korridore të sigurta”, tha Lavrov.

Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje në parim që parashikon detyrat e çminimit të flotës së Ankarasë dhe shoqërimin e anijeve të ngarkuara me grurë përtej Detit të Zi. Në të njëjtën kohë të dyja palët bien dakord për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe për krijimin e një qendër kontrolli dhe koordinimi që gjurmon rrugën e anijeve dalëse përmes ngushticës së Bosforit dhe Dardanelit në territorin turk

Ora 16:44
Sulmet ajrore shkatërrojnë një shkollë në Ukrainë

Një shkollë dhe një ndërtesë administrative janë goditur nga sulmet ajrore ruse në Bakhmut, pjesë e rajonit të Donetsk gjatë mëngjesit të sotëm. 

“Shkolla u shkatërrua plotësisht”, njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës, cituar nga Ukrinform, duke shtuar se sipas informacioneve të para të shpëtimtarëve në vend ka pasur viktima.

Ora 16:10
Peskov: Hiqni sanksionet që gruri rus të shpërndahet në tregjet ndërkombëtare

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmytro Peskov thotë se në mënyrë që gruri rus të shpërndahet në tregjet ndërkombëtare duhet që Rusisë t’i hiqen sanksionet.

"Është e nevojshme që sanksionet ndërkombëtare të hiqen në mënyrë që gruri rus të shpërndahet në tregjet ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të zbutet kriza ushqimore", tha Peskov duke argumentuar se nuk ka 'diskutime thelbësore' për heqjen e sanksioneve.

Ora 15:34
Zelensky: Ukrainasit do të përballen me dimrin më të vështirë gjatë gjithë viteve të pavarësisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka  deklaruar se ukrainasit do të përballen me dimrin më të  vështirë gjatë gjithë viteve  të pavarësisë.

Gjithashtu ai bëri të ditur se Ukraina nuk do të jetë në gjendje që të shesë gaz dhe qymyr jashtë vendit për shkak se do t’i nevojitet të përmbush nevojat brenda vendit. 

Ora 13:47
Lavrov paralajmëron Perëndimin: Dërgimi i armëve në Ukrainë do të sjellë më shumë vdekje mes ukrainasve

1654534927_sergeylavrovrussianforeignminister2011big.jpg

Ambasada e Rusisë në Londër ka postuar një mesazh nga ministri i jashtëm i vendit Sergei Lavrov.

Lavrov ka qenë në bisedime këtë mëngjes me homologun e tij në Turqi për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas. 

Në Twitter, ai duket se po paralajmëron Perëndimin për lëvizjen e tij për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar vendin të luftojë kundër forcave ruse. 

"Ukraina është duke u përmbytur me armë dhe pajisje të rënda," tha ai. 

Ai vazhdon duke e përshkruar masën si një "rrugë të rrezikshme për t'u marrë" përpara se të paralajmërojë se më shumë ukrainas do të vdesin si rezultat. 

"Në fund, kjo do të shkaktojë edhe më shumë vdekje midis ukrainasve," tha ai. 

Ora 11:23
Më shumë se 100 ushtarë ukrainas të kapur në Mariupol do dërgohen për hetim në Rusi

Më shumë se 1000 ushtarakë ukrainas që u dorëzuan kohët e fundit në Mariupol do të dërgohen në Rusi për "hetim", njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim në zbatimin e ligjit. 

"Mbi 1000 njerëz nga Azovstal u transportuan në Rusi. Agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë ngushtë me ta," tha TASS duke cituar burimin. 

Rusia gjithashtu planifikon të transportojë një numër të burgosurish të tjerë ukrainas të luftës në territorin rus, shtoi burimi. 

Në fund të majit, Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendoi se rreth 1000 ushtarë ukrainas ishin dorëzuar pas javësh luftimesh në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal të Mariupolit. 

Menjëherë pas kësaj, Komiteti Hetimor Rus i cili vepron si autoriteti kryesor hetues i Kremlinit tha se do të merrte në pyetje “militantët e dorëzuar” ukrainas të evakuuar nga Azovstal. 

Autoritetet ukrainase ende nuk i janë përgjigjur publikisht raportit të TASS. 

Ora 10:41
Von der Leyen: Ushqimi është pjesë e ‘arsenalit’ të terrorit të Putinit

1654511393_Capture.JPG

"Kriza e ushqimit dhe drithit është rezultat i një rrethimi të ftohtë, të pashpirt dhe të llogaritur nga Putin mbi disa nga njerëzit që janë të cenueshëm në botë", tha ajo.

Ushqimi është pjesë e arsenalit të terrorit të Kremlinit kështu deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Ora 10:22
Pas anulimit të vizitës në Serbi, Lavrov mbërrin në Ankara, takohet me homologun turk

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu priti në Ankara homologun e tij rus Serghei Lavrov.

Krijimi i korridoreve të sigurta për anijet tregtare për të transportuar grurin ukrainas përmes Detit të Zi është tema qendrore e takimit të ministrave në kryeqytetin turk.

Do ketë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ora 10:02
Kiev: Askush nuk do të dorëzohet në Severodonetsk

1654609368_Capture.JPG

’Askush nuk do të dorëzohet në Severodonetsk. Rusët duan të pushtojnë qytetin deri më 10 qershor. Beteja të ashpra po siguron, mbrojtësit tanë po luftojnë për çdo gjë të qytetit," tha shefi ushtarak rajonal i Lugansk, Sergiy Gaidai, cituar nga Guardian.

Ora 08:50
Sulmet ruse nuk kursejnë as spitalet në Severodonetsk dhe Rubizhne, pamjet satelitore tregojnë dy spitale të shkatërruar

Sulmet ushtarake kanë goditur të paktën dy spitale në qytetet ukrainase të Severodonetsk dhe Rubizhne, tregojnë imazhet e reja satelitore të marra të hënën nga Maxar Technologies. 

Pjesë të konsiderueshme të Severodonetsk janë shkatërruar nga luftimet midis forcave ukrainase dhe ruse. Ukrainasit kanë ruajtur pozicionet e tyre mbrojtëse në qytet, duke penguar deri tani përpjekjet e rusëve për të marrë qytetin.

Edhe spitalet dhe zonat përreth tyre nuk janë kursyer nga sulmet ushtarake. Në Severodonetsk një numër ndërtesash në një kompleks spitalor janë shkatërruar.

Në Rubizhne jugore, një tjetër spital është shkatërruar. Ndërtesat përreth tij, duke përfshirë një kompani farmaceutike, janë shkatërruar gjithashtu.

Ora 08:42
Nga armët e zjarrit tek radarët dhe sistemet e raketave të shumëfishta HIMARS, ja sa armë ka dërguar SHBA në Ukrainë

Janë dhënë detaje të reja për sasinë totale të armëve dhe pajisjeve amerikane të dërguara në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Më shumë se 4 miliardë dollarë pajisje ushtarake janë dhënë dhe shumica e tyre tani është në vend. SHBA është deri tani kontribuuesi më i madh.

Ai përfshin:

  • 6500 raketa antitank Javelin
  • 20,000 armë të lehta kundër armaturës
  • 1400 raketa tokë-ajër Stinger
  • 108 hauci M777 me 220.000 predha
  • 4 sisteme raketash të shumëfishta HIMARS
  • 121 dronë sulmues Phoenix Ghost dhe 700 Sëitchblade
  • 200 transportues të blinduar kundër personelit
  • Disa qindra automjete Humvee
  • 20 helo Mig-17 të prodhimit Sovjetik
  • 7200 armë zjarri me fishekë 50 m
  • 3 radarë kundër baterive AN/TPQ-36

Pajisjet kryesisht përfundojnë në Donbas në lindje, ku fokusi i luftimeve është duke u zhvilluar.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht më shumë armë për të luftuar sulmet nga Moska, sulme të cilat po ofrohen më shumë duke pasur parasysh afërsinë e tyre me kufirin rus.

Ora 08:33
Banka Botërore miraton ndihmën shtesë prej 1.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Banka Botërore ka miratuar 1.49 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën, tha institucioni në një deklaratë të martën. 

Është pjesë e një pakete mbështetëse me vlerë më shumë se 4 miliardë dollarë që do të ndihmojë në pagimin e pagave të qeverisë dhe punonjësve socialë. 

“Raundi i fundit i financimit mbështetet nga garancitë financiare nga Britania, Holanda, Lituania dhe Letonia”, thuhet në deklaratë.

Gati 2 miliardë dollarë nga financat totale të premtuara tashmë janë paguar në Ukrainë. 

Në deklaratë thuhet se fondet do të ndihmojnë gjithashtu në mbështetjen e portofolit të projekteve të Bankës Botërore në Ukrainë, duke përfshirë projektet për "furnizimin me ujë, kanalizimet, ngrohjen, energjinë, efikasitetin e energjisë, rrugët, mbrojtjen sociale, arsimin dhe kujdesin shëndetësor".

Në fund të prillit, Ministria e Financave e Ukrainës vlerësoi se do të kushtonte 5 miliardë dollarë në muaj në një afat të shkurtër për të mbajtur funksionimin e ekonomisë së vendit.

Ora 08:09
U vranë në betejën e Mariupolit, riatdhesohen trupat e 210 ushtarëve

1654593963_Capture.JPG

Që nga e marta, trupat e 210 ushtarëve ukrainas janë riatdhesuar nga Ukraina, sipas Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. 

“Procesi i kthimit të trupave të mbrojtësve të rënë të Mariupolit është në vazhdim”, thuhet në deklaratë.

Ai tha se shumica e trupave të kthyer në Ukrainë ishin ato të "mbrojtësve heroikë të Azovstal".

Shtabi Koordinues në emër të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky po punon për kthimin e trupave të të gjithë të vdekurve, si dhe rreth 2,500 robërve që besohet se mbahen në paraburgim nga forcat ruse ose të mbështetura nga Rusia.

“Të gjithë ushtarët e rënë duhet të kthehen në territorin e kontrolluar nga Ukraina. Dhe secili prej tyre do të çohet në udhëtimin e fundit me nderime për heronjtë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata shton se puna vazhdon për të sjellë në shtëpi "të gjithë mbrojtësit ukrainas të kapur".

Korrespondenti i lartë ndërkombëtar i CNN, Ben Ëedeman, raportoi këtë javë për punëtorët në morgun qendror të Kievit që ekzaminonin përmbajtjen e dhjetëra çantave me trupa që përmbanin eshtrat e atyre ushtarëve ukrainas të vrarë në rrethimin dy mujor të Mariupolit. 

Ukraina dhe Rusia kanë kryer një shkëmbim trupash si pjesë e marrëveshjes që i dha fund atij rrethimi. 

Ora 07:51
Zelensky: Ukraina do hartojë një libër ku do dokumentohen të gjithë krimet e luftës! Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi

Një "Libër i torturuesve" që dokumenton "kriminelët e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse" do të lançohet në Ukrainë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij të natës të martën.

"Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve," tha ai.

“Dhe një “Libër i torturuesve” i tillë është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, ushtarëve të ushtrisë okupuese, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë të mundur gjithçka bënë në Ukrainë. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur. Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh, tha Zelensky.

Muajin e kaluar, një ushtar rus 21-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një burri të paarmatosur në gjyqin e parë të Ukrainës për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus.

Gjyqi erdhi mes provave në rritje të krimeve të dyshuara ruse të luftës, ndërsa ukrainasit rifituan zonat e pushtuara më parë nga trupat pushtuese.

Në prill, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës tha se zyra e saj po hetonte rreth 6,000 raste të krimeve të dyshuara të luftës ruse, me "gjithnjë e më shumë" procedura që hapeshin çdo ditë.

Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Putin: 08/06/2022 22:13

    Ky zelensky nuk ka turp ,nga nje ane thote aman dua ndihme nga ana tjeter Ruset po pesojne humbje te medha , kurse realiteti eshte krejt ndryshe Ukraina po humbet terren perdite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?