Volodymyr Zelensky

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

15 Tetor, 12:07| Përditesimi: 15 Tetor, 12:12

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të paraqesë ‘Planin e Paqes’ të Ukrainës në Verkhovna Rada (Parlamenti ukrainas) më 16 tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga Serhii Leshchenko, këshilltar i kreut të zyrës së Zelensky, informon agjencia e lajmeve Ukrainska Pravda.

Ndërkohë raportohet se të paktën një person vdiq dhe 16 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa ruse gjatë orëve të mesnatës në qytetin e Mykolaiv, në jug të Ukrainës, lajmëroi guvernatori i rajonit, Vitaly Kim, në Telegram.

Rreth orës 2:30 armiku sulmoi qytetin me raketa të tipit S-300. Shumë ndërtesa banimi dhe makina janë dëmtuar", shkruan guveranatori në rrjetet sociale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?