Lufta në Ukrainë/ Moska lëviz trupat nga Kaliningradi në Krusk! 4 raketa dhe qindra dronë ukrainas të rrëzuar në Rusi

14 Gusht, 07:31| Përditesimi: 14 Gusht, 08:12

  • Share

Rusia ka dërguar trupat e saj nga rajoni i Kaliningradit në rajonin e Kurskut të Rusisë, tha ministri lituanez i Mbrojtjes Laurynas Kasciunas gjatë një takimi me presidentin ukrainas Zelensky. Këtë e kanë raportuar mediat vendase.

Kasciunas tha se luftimet e vazhdueshme në Kursk të pushtuar nga Kievi po e detyronin Moskën të tërhiqte ushtarët e saj nga Kaliningrad, duke e përshkruar atë si një formë çmilitarizimi të shkaktuar "nga guximi i ushtrisë ukrainase".

Ministri lituanez shtoi se operacioni i Kievit në rajonin rus kishte "ngritur moralin e njerëzve dhe forcave të armatosura" të Vilnius.

Ndërkohë mbrojtja ajrore ruse rrëzoi mbrëmë katër raketa taktike Tochka-U dhe 117 dronë ukrainas mbi territorin e e Rusisë. Kështu bëri me dije Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?