Ushtarë ukrainas

Bota

Ukrainë/ Rusia: Kemi mbi 700 mijë ushtarë në frontin e luftës! Trump: Putin më ka zhgënjyer shumë

18 Shtator, 09:38| Përditesimi: 18 Shtator, 17:11

  • Share

Moska ka deklaruar se ushtria ruse po përparon "në të gjithë sektorët e zonës së operacionit ushtarak special në Ukrainë" dhe se "luftimet më të ashpra po zhvillohen në zonën e Krasnoarmeyskut.

Lajmi u bë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, teksa ndër të të tjera theksoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës po përpiqen më kot të ndalojnë ofensivën ruse.

Ushtarët rusë në front në operacionin ushtarak special në Ukrainë janë mbi 700 mijë. Këtë e deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me krerët e grupeve parlamentare në Dumën e Shtetit (dhoma e ulët e Parlamentit rus). «Në vijën e kontaktit ndodhen mbi 700 mijë» ushtarë, tha lideri rus.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump tha sot për presidentin rus se e ka zhgënjyer për mënyrën se si është sjellë pas takimit të tyre bilateral në Alaska. «Më ka zhgënjyer, vërtet më ka zhgënjyer». deklaroi Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

«Forcat ruse po kanë humbje më të mëdha se ato ukrainase», theksoi ai, duke përsëritur se është «shumë i zhgënjyer» nga qasja e presidentit Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes informoi se shkatërruan shkatërruan 43 dronë.

"Gjatë natës, 43 mjete ajrore pa pilot ukrainase u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore: 23 në rajonin e Rostovit, 11 në rajonin e Volgogradit, 5 në rajonin e Kurskut, 3 në Republikën e Krimesë dhe një në rajonin e Belgorodit", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë tre të rinj u arrestuan në Shën Petersburg me akuzën e përpjekjes për të hedhur në erë makinën e drejtorit të një fabrike armësh.

Sipas FSB-së, të tre, të moshës 32, 31 dhe 19 vjeç, po vepronin sipas urdhrave të inteligjencës ukrainase.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?