Lufta në Ukrainë pengesë, Broja mund të ishte i Milanit! 'Djalli' gati të rinisë bisedimet për shqiptarin

23 Mars 2022, 11:18| Përditesimi: 23 Mars 2022, 13:04

  • Share

Armando Broja, ‘bomberi’ më i lakuar i kombëtares shqiptare, mund të transferohet në Seria A në një nga skuadrat më të lavdishme siç është Milani. Gazetari i cili qëndron shumë afër klubit, Carlo Pellegati, raporton se ‘djalli’ është interesuar te Chelsea për shërbimet e 20-vjeçarit, i cili aktivizohet me Southapmton.

Milan ka qenë e interesuar për ta huzuar sulmuesin, por negociatat janë bllokuar në momentin që qeveria britanike vendosi sanksione ndaj pronarit të Chelsea rusit Abramovic. Pellegatti shprehet se ‘në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas futbollit italian dhe kjo mundësi për Brojën do ishte e rëndësishme’. Sipas gazetarit Milan nuk e ka lënë në harresë çështje, por është në pritje të pronarëve të ri të Chelsea-s për të rinisur bisedimet.

Më herët në Angli kanë shkruar se vlera e kartonit të Brojës pas sezonit të shkëlqyer në huazim te Southampton ka shkuar në 70 mln euro, por Milan beson se mund të bindë Chelsea për huazimin.

Gjithsesi ‘djalli’, që është fituesi i 7 herë të Champions League, primare ka blerjen e Origit nga Liverpool, por ndërkohë te Broja sheh një mundësi investimi që mund të jetë për shumë vite i suksesshëm te projekti i klubit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?