Pushtimi rus i Ukrainës, ka shkaktuar një krizë të tmerrshme humanitare në Evropën Lindore. Po ai po përkeqëson gjendjen edhe në vende të tjera, shumë prej të cilave mijëra kilometralarg. Rusia dhe Ukraina, përbëjnë së bashku gati 30 për qind të totalit të eksporteve globale të grurit, gati 20 për qind të eksporteve globale të misrit, dhe afro 80 për qind të produkteve të farave të lulediellit, nga të cilat prodhohet vaji për gatim.
Lufta ka ndalur gati plotësisht eksportet e grurit nga Ukraina, dhe po ndikon në aftësinë e fermerëve ukrainas për të mbjellë të korrat e vitit 2022. Të mbjellat për këtë vit, pritet të bien me gati një të katërtën.
Sanksionet dhe kufizimet për transportin detar në Detin e Zi, kanë kufizuar shumë edhe eksportet ruse, me përjashtim të rrugës tokësore drejt vendeve fqinje që janë ende miqësoreme të. Kjo situatë po rrit çmimet botërore për drithërat dhe farat vajore, dhe po rrit edhe koston e përgjithshme të ushqimeve.
Edhe ndalimet e blerjes së naftës ruse, kanë shkaktuar një rritje globale të kostove energjitike. Rusia dhe aleatja e saj Bjellorusia, e cila është prekur nga disa sanksione ekonomike, janë prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të plehrave bujqësore. Çmimet e larta të këtyre të fundit,mund të kenë pasoja të mëdha në prodhimin e ushqimit.
Unë merrem vazhdimisht me studimin e problemit të urisë dhe krizave ekstreme të sigurisë ushqimore, dhe jam pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur që shqyrtojnë të dhënat, analizat dhe përfundimet, sa herë që një vlerësim kombëtar tregon se mund të jemi në pragun e njëkrize të re ushqimore.
Populli i Ukrainës e meriton gjithë vëmendjen dhe ndihmën që po merr aktualisht. Por unë besoj se komuniteti global, nuk duhet të harrojë as problemet humanitare që po vërehen tashmë diku tjetër tani. Çmimet globale të ushqimeve dhe plehrave kimike, ishin afër niveleve rekord edhe përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurtin e këtij viti.
Çmimet e drithërave dhe produktet e farave vajore, i kishin arritur ose tejkaluar nivelet e regjistruara në vitin 2011, kur një zi buke në Somali – e shkaktuar pjesërisht nga çmimet ekstreme të ushqimit – vrau më shumë se 250.000 njerëz.
2011-a ishte gjithashtu viti i kryengritjeve të Pranverës Arabe në Egjipt, Jemen, Libi, Bahrein dhe Siri. Ato protesta u nxitën nga shumë faktorë, përfshirë çmimet jashtëzakonisht të larta të bukës në qytetet kryesore të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Tani, lufta në Ukrainë i ka ngritur çmimet në nivelet më të larta të të gjitha kohërave. Që nga data 8 prill, kostoja mesatare e drithërave bazë ishte rritur me më shumë se 17 për qind nëkrahasim me muajin shkurt. Për vendet importuese ushqimore kudo në botë, kjo rritje do të rrisë ndjeshëm koston e ushqimit.
Dhe teksa lufta ka gjasa të vazhdojë, një mungesë globale e furnizimit me ushqim, mund t’i nxisë vendet të miratojnë masa të tilla si ndalimet e eksporteve, dhe kjo e shton më tej presionin mbi tregjet ushqimore. Tregu global i drithërave është shumë i përqendruar.
Më shumë se 85 për qind e eksporteve globale të grurit vijnë nga vetëm 7 burime:Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Kanadaja, Rusia, Australia, Ukraina dhe Argjentina. Po 85 për qind e eksporteve të misrit vjen nga vetëm 4 vende:SHBA–ja, Argjentina, Brazili dhe Ukraina.
Shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut janë importuesit kryesorë të grurit,dhe e blejnë pjesën më të madhe të tij nga Rusia dhe Ukraina. Për shembull, Rusia dhe Ukraina sigurojnë 90 për qind të importeve të grurit për Somalinë, 80 për qind të importeve të grurit për Republikën Demokratike të Kongos etj.
Humbja e eksporteve ukrainase dhe ruse, nënkupton çmime më të larta të grurit dhe distanca shumë më të gjata të transportit nga furnitorët alternativë si Australia, SHBA, Kanadaja dhe Argjentina, dhe kjo në një kohë kur çmimet e larta të energjisë po rrisin kostot e transportit. Dhe meqenëse tregjet globale të drithërave dominohen nga përdorimi i dollarit amerikan, fuqia aktuale e dollarit, e bën drithin edhe më të shtrenjtë për vendet me monedha më të dobëta. Për vendet tashmë të rrezikuara nga uria, këto efekte mund të jenë katastrofike.
Para luftës, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, vlerësonte se 161 milionë njerëz në 42 vende vuanin nga pasiguri ushqimore ekstreme, gjë që do të thotë se ata kishin nevojë për ndihmë urgjente ushqimore.
Zyrtarët vlerësojnë se që nga fillimi i luftës në Ukrainës, është rritur me 44 për qind edhe kostoja e operacioneve të saj, dhe tani agjencia tani përballet me një boshllëk financimi prej 50 për qind. Efektet e luftës në Ukrainë, mund të çojnë në përkeqësimin e krizave humanitare në mbarë botën./ Bota.al