Putin lavdëron Trump: Gati të rivendos kontaktet me një njeri të guximshëm! NATO s'ka më kuptim

7 Nëntor, 18:48| Përditesimi: 8 Nëntor, 10:53

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar republikanin Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 5 nëntor.

Gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi, Putin tha se është i hapur për bisedime me Trump, duke shtuar se iniciativa e 78-vjeçarit për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, është interesante. 

Presidenti rus përsëriti për të disatën herë se rendi i mëparshëm botëror ka përfunduar në mënyrë të pakthyeshme.

"Një rend botëror krejtësisht i ri po formohet para syve tanë. Fuqitë e reja po ngrihen, popujt po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tyre, për vetëvlerësimin, origjinalitetin dhe identitetin e tyre dhe po insistojnë gjithnjë e më shumë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit dhe drejtësisë”, tha lideri rus.

Për më tepër, Putin tha se “NATO ka një rol shkatërrues” dhe “konfliktet janë të nevojshme për të”. Ai e quajti NATO-n një "anakronizëm total".

Gjatë fjalimit të tij udhëheqësi rus u shpreh se thirrjet nga Perëndimi për t'i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, demonstrojnë "aventurizëm skandaloz" dhe "askush nuk mund të garantojë se vendet perëndimore nuk do të përdorin armë bërthamore"

Ai gjithashtu e quajti të rrezikshme formulën "Nëse jo me ne, atëherë kundër nesh".

Ndërkohë në Ukrainë vazhdojnë bastisjet ruse. Të paktën 4 njerëz u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në sulmet "masive" ruse që synuan një spital në Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, njoftoi guvernatori rajonal. Mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë një vjeçar.

Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale u shpreh se rusët kënaqen me vdekjen e njerëzve.

"Shumë shtëpi u shkatërruan dhe një ndërtesë e spitalit onkologjik u dëmtua. Secili prej këtyre sulmeve ruse jo vetëm që shkatërron jetë njerëzore, por edhe kuptimin e çdo fjale që lidhet me mungesën e supozuar të bisedimeve me Rusinë. Atje ata kënaqen me vdekjen e njerëzve. Kjo është arsyeja pse mbrojtja ajrore e Ukrainës, aftësia për të shkatërruar avionët ushtarakë rusë, leja për të nisur sulme me rreze të gjatë kundër pushtuesit janë mbrojtja e vërtetë e jetës,” shkroi Zelensky.

Ora 21:50
Trump: Nuk kam folur ende me Putin, por besoj se në vazhdim po

1730969743_donaldtrump.jpg

 
Donald Trump

“Nuk kam folur ende me Putinin, mendoj se do të flasim me njëri-tjetrin”: këtë e tha Donald Trump në një intervistë për NBC.

Ora 20:40
Putin: Një rend botëror krejtësisht i ri po formohet para syve tanë! 20 vitet e ardhshme do jenë edhe më të vështira

Foto: Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në forumin e Valdait që po mbahet në rajonin turistik të Soçit në Detin e Zi.

Putin tha se e konsideron iniciativën e Trump për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë meriton vëmendje, teksa nënvizoi se ishte i gatshëm që të bënte një bisedë me të dhe ta uronte për fitoren.

Putin u shpreh se rendi i mëparshëm botëror ka përfunduar në mënyrë të pakthyeshme.

"Një rend botëror krejtësisht i ri po formohet para syve tanë. Fuqitë e reja po ngrihen, popujt po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tyre, për vetëvlerësimin, origjinalitetin dhe identitetin e tyre dhe po insistojnë gjithnjë e më shumë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit dhe drejtësisë”, tha lideri rus.

Më tej Putin tha se shoqëria po përballet me ndryshime rrënjësore.

“Shoqëria jonë po përballet me më shumë ndryshime se më parë, në thelb një epokë revolucionare. Kemi arritur në një pikë të rrezikshme, mund të them se 20 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të vështira", theksoi Putin.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?