Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Na autorizoni të godasim bazat ajrore ruse

16 Shtator, 07:34| Përditesimi: 16 Shtator, 19:51

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar sërish aleatëve perëndimorë që të autorizojnë Kievin për të goditur objektivat ushtarake në Rusi, veçanërisht bazat ajrore, pas një sulmi të ri në Kharkiv.

“Vetëm një zgjidhje sistematike mund ta kundërshtojë këtë terror: mbrojtje ajrore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për të shkatërruar avionët ushtarakë rusë aty ku ata janë të vendosur”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë si pasojë e sulmit rus në Kharakiv, 1 person ka vdekur dhe 42 të tjerë janë plagosur, raportojnë autoritetet lokale. Mes të plagosurve ka edhe tre të mitur, mes tyre edhe një femijë 1 vjeç.

Kurse në një postim tjetër në Telegram Zelensky tha se në gjysmën e parë të shtatorit rusët përdorën më shumë se 640 Shahedë kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lul: 16/09/2024 08:36

    Akoma do ta shkaterrosh Ukrainen ti ore ndyresire rrace e poshter , largohu nga ai vend se e shkaterrove per interesat e padroneve te tu amerikan o plere kerkon dhe arme ti sikur nuk te kane dhen pafundesisht dhe rezultati eshte nje hic o barbon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?