Lufta që provoi, se Shqipëria e ka kokën nga Perëndimi

20 Prill 2020, 20:16| Përditesimi: 20 Prill 2020, 20:19

  • Share

Kriza e pandemisë vuri në provë jo vetëm fuqitë ekonomike të individëve dhe shteteve, por dhe orientimet gjeopolitike të tyre. Sjellja e shumë shteteve në kulmin e pandemisë, shpesh herë dëshmoi, paqëndrueshmërinë e orientimit të tyre gjeopolitik, ose opsione të tjera rezervë .

Në kriza të tilla pati plot vende të BE apo në perfieri të BE, si Serbia për shembull, që ju ulën në gjunjë Presidentit kinez, duke ju bashkuar zërave kritikë për qëndrimin e BE.

E vërteta është se Bashkimi Evropian, tregoi një mungesë të lart përgjegjshmërie në mënyrën si reagoi, sidomos ndaj Italisë, dhe kjo mund të jetë një arsye e fort për rikoncepetimin e tij, por jo një arsye për prishjen e tij.

Qeveria shqiptare e cila nisi sot kontigjentin e dytë të infermierëve në ndihmë të spitaleve italiane, ka dëshmuar ndryshe nga shumë qeveri të tjera në rajon, një koshiencë evropiane të fort.

Më shumë se sa një ndihmë për Italinë, reagimi shqiptar, është një reagim instiktiv pro perëndimit. Edhe qeveria shqiptare si ajo serbe, mund të qante dhe ti kërkonte ndjesë presidentit kinez. Për më tepër që Kinën e madhe e kemi pas 20 vjet dhe “motër të madhe”.

Por Shqipëria arriti të prodhoj lajm, si mbështetëse e Evropës dhe jo si e gjunjëzuara e Kinës.

Në kriza të tilla, qëndrime të tilla lënë shenjë të thellë në kujtesën historike të një vendi dhe qeveria shqiptare ka bërë histori me këtë qëndrim.

Madje dhe nëse ka një gjë të gabuar dhe gati idjote tek disa opozitarët tanë, në këtë histori, është përpjekja për të denigruar këtë mision, për të shpikur pompist e mekanik, në një ekip që ka shkuar të përballet me vdekjen, në emër të ndihmës për Perëndimin.

Italia padyshim që do tia dilte dhe pa 90 shqiptarët e shkuar në vijën e frontit. Por për ne do të ishte një shans historik I humbur, për të dëshmuar orientimin perëndimor si një dimension natyral.

Kur kriza të mbarojë dhe të gjithë ti kthehemi jetës normale, Shqipëria do mbetet në kujtesën e Evropës, si I vetmi vend I vogël, I varfër dhe I pallogaritshëm shpesh, në asnjë operacion humanitar, që ofroi 90 infermierë dhe mjekë për Italinë në kulmin e mosbesemit të gjithë palëve ndaj Bashkimit Evropian, madje në kulmin e mosbesimit të vet italianëve ndaj Bashkimit Evropian.

Kur je në mes të luftës dhe shikon se nga shkon njeriu që ke në krah, është momenti ideal për të kuptuar se nga e ka kokën vërtet ai.

Shqipëria me këtë gjest dëshmoi se e ka kokën nga Perëndimi, ashtu si Serbia dëshmoi, se e ka pazar këtë punën e Perëndimit.

Tani ata që janë kritikë me këtë që them, ngelet të thonë se ajo qe shpikje e Edi Ramës dhe jo e Shqipërisë.

Mund ta thonë edhe këtë, por është mirë mos ta bëjnë kaq hero Edi Ramën. Është më mire ta duartrokasin këtë rast, për ta identifikuar si një reagim perëndimor natyral të Shqipërisë. Se Edi do ketë raste të tjera për të shpikur surpriza për imazhin e vet dhe ato jeni të lirë ti refuzoni.

Komento

Komente

  • Perendimi: 21/04/2020 22:18

    Edi rama mos te merret me turqine sete gjitha anet e tjera eshte hero

    Përgjigju
  • artur: 21/04/2020 11:04

    Po dakort jam me analizen. Por kam disa pyetje: 1. kush eshte me perpara me reformat per integrimin ne EU Shqiperia apo serbia? 2. ne ndarej e fondeve per zhvillimin e vendeve te ballkanit perendimor nga EU, kush u ndihmua me teper Shqiperia apo Serbia? 3. Kush e ka ekonomine mete forte Shqiperia (qe shikon vetem aleancen me EU + USa) apo Serbia (qe shikon alencen sipas interessave te momentit EU -USA- Kine - Russi)? 4. A ja vlen qe shqiptaret te jene gjithmone ne rolin e lypsit ne dyert e EU?

    Përgjigju
  • @@@@: 20/04/2020 23:01

    Vetem me turkun mos u merrni se na ktheni 500 vjet mbrapa ne kohe.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 20/04/2020 22:15

    Edo je Gjigand. I pa pame je hallall plako.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?