Pasojat e sulmit izraelit në periferi të Bejrutit, Liban

Lufta/ Sulm ajror izraelit në Bejrut! Vritet komandanti i Hezbollahut, 14 të vdekur dhe 66 të plagosur

20 Shtator, 16:34| Përditesimi: 20 Shtator, 22:48

  • Share

Pasditen e sotme, Izraeli ka kryer një sulm ajror në periferi të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit. Sulmi kishte synim një bastion të Hezbollahut, në të cilin u vra Ibrahim Aqil, kreu i forcave elitare të lëvizjes dhe i kërkuar nga SHBA.

Nga sulmi me dy raketa F-35, janë goditur dy ndërtesa, në të cilën u vranë 14 persona dhe u plagosën 66 të tjerë, gjë të cilën e konfirmon edhe ministria e Shëndetësisë së Libanit. Ndërkohë Hezbollahu ka konfirmuar vrasjen e Ibrahim Aqil, i cili konsiderohej si numri 2 në hierarki.

Sakaq, ushtria izraelite IDF, bën me dije se janë vrarë së bashku me Aqilin edhe 10 komandantë të tjerë të Hezbollahut në këtë sulm të ditë së sotme. Sipas IDF, ata po bënin gati planin për mësymje në Izrael. 

BREAKING: Ibrahim Aqil, head of Hezbollah elite unit, killed after Israeli airstrike in Beirut, Lebanon. pic.twitter.com/iOhIyM0jEs

— The General (@GeneralMCNeës) September 20, 2024

Më herët gjatë ditës së sotme, Hezbollahu lëshoi 150 raketa në drejtim të jugut të Izraelit.

Gjendja e luftës sa vjen e përshkallëzohet dhe fitilat i ndezi sulmi i koordinuar izraelit me anë të shërbimit sekret Mosad, të cilët shpërthyen pajisjet radiomarrëse të disa anëtarëve të Hezbollahut në Liban duke lënë dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ora 19:31
Sulmi në Bejrut/ IDF: Kemi vrarë 10 komandantë të Hezbollahut! Po përgatisnin sulm ndaj Izraelit si më 7 tetor

1726853579_libanibejtirtut.JPG

Sulmi në Bejrut dhe komandanti i Hezbollahut i mbetur i vrarë

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit (IDF), Daniel Haggari ka reaguar pas sulmit izraelit në periferi të Bejrutit me raketa, ku mbeti i vrarë ndër të tjerë numri 2 i Hezbollahut, Ibrahim Aqili.

Haggari thotë se përveç Aqilit, në sulm janë vrarë edhe 10 komandantë të tjerë të Hezbollahut.

Sipas tij, goditja e kësaj baze të Hezbollahut vjen pasi ata janë përgjegjës për qindra sulme ndaj Izraelit. Ndërkohë, shton se komandantër po përgatisnin një sulm ndaj Izraelit, i njëjtë me atë të 7 tetorit të vitit të shkuar.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cifuti: 20/09/2024 19:46

    Këta cifutët do ta paguajnë një herë e mirë të gjithë këtë terror që po bëjnë swpse e kanë ndezur gjithë rajonin zjarr po so digjen vetë brënda mos të mendojnë se do të jenë gjithmonë në pozicionin që janë sepse forza është relative vetëm është cështje kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?