Lufte frontale për 700 mln euro, babai agjent i Messi-t i kthen përgjigjje La Liga: Nuk di çfarë kontrate keni lexuar

4 Shtator 2020, 16:23| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 18:56

  • Share

Jorge Messi, babai agjent i 6 herë fituesit të ‘Topit të Artë’ Leo Messi, i është përgjigjur me një letër La Liga-s spnjolle për një deklaratë të saj një javë më parë ku pretendonte se futbollisti nuk mund të largohet nga Barcelona pa paguar klauzolën 700 mln euro.

E gjithë ‘lufta’ ka nisur për një pikë të diskutueshme në kontratë mes Messi-t dhe Barcelonës, pasi në të thuhet se futbollisti mund të largohet me parametër zero në vitin e parafundit. Të kundërtën pretendon Barcelona, edhe pse publikisht ka dalë La Liga, që javën e kaluar tha se Messi nuk mund të largohet pa paguar 700 mln euro.

Në përgjigjjen e kthyer ndaj La Liga-s babai i Messi-t thotë se “nuk e dimë se cilën kontratë keni analizuar dhe cilat janë bazat ligjore në të cilën keni dalë në përfundime se aktivizohet një klauzolë në rast se njëra palë vendos të  mbyllet bashkëpunimi.”

Pavarësisht të gjithë situatës gjasat janë të mëdha që Messi të qëndroj edhe vitin e fundit të kontratës te Barcelona. Të paktën kështu raportohet nga mediat ndërkombëtaare. Manchester City, Inter, Paris SG ose ndonjë skuadër tjetër duhet të pres të paktën edhe një sezon.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?