Pamje nga ndeshja e Luftëtarit

Luftëtari apo tradhtari?

20 Korrik 2018, 20:59| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 23:15

  • Share

Klubi i Luftëtarit ishte skuadra e rradhës që shënoi një tjetër njollë të turpshme për futbollin shqiptar në Kupat e Europës.

Skuadra e cila këto vitet e fundit ka qenë në zemër të të gjithëve për futbollin e bukur dhe talentët e nxjerrë, “fundosi” gjithçka me paraqitjen e saj në Kupat e Europës.

“Bluzinjtë” bën një paraqitje të shëmtuar dhe turpshme në dy sfidat e zhvilluara me skuadrën e Ventspils ku përveç pësimit të tetë golave në të dyja ndeshjet, takimi i mbrëmshëm i zhvilluar në “Elbasan Arena” shfaqi sërish plagën e rëndë që vuan futbolli shqiptar – trukimin e ndeshjeve në sy të të gjithëve.

Goli i tretë i realizuar nga skuadra e Ventspils në minutën e fundit si dhe episode të tjera të turpshme gjatë ndeshjes së djeshme, vërtetuan turpin e Luftëtarit, që në pjesëmarrjen e tij historike në Kupat e Europës, i vuri një njollë të rëndë emrit të vet.

I vetmi gjest pozitiv i atij takimi të turpshëm ishte injorimi i tifozave të Luftëtarit që nuk u pajtuan me veprimet e lojtarëve të tyre duke braktisur stadiumin dhe duke akuzar drejtuesit e klubit për shitjen e ndeshjes – të cilët duke nisur nga presidenti Grigor Tavo dhe trajneri Kositç u munduan që ta anashkalonin këtë njollë të turpshme për klubin e tyre.

Ky veprim i klubit të Luftëtarit vjen në një moment ku klubi tjetër shqiptar, Skënderbeu, është dënuar me 10 vite jashtë Kupave të Europës për të njëjtat veprime si të lojtarëve gjirokastrit – dhe vijimi i këtyre sfidave të turpshme nga ana e ekipeve shqiptare tregon mentalitetin që ata kanë kur marrin pjesë në të tilla kompeticione.

Të mësuar me trukimet e lehta që mund të bëjnë gjatë sezonit në Superligën Shqiptare të ndihmuar dhe nga nje Federatë që jep bekimin e saj për të bërë të tilla pazare, të njëjtën gjë kërkojnë ta bëjnë dhe në Kupat e Europës – ku fitimi i parave të pista nga shitjet e ndeshjve janë shumë herë më të larta në krahasim me ato që bëjnë në Superiore.

Por, këtu duhet të kuptojnë që nuk kanë përballë Armando Dukën që mund t’i fal dhe të bëjë pazare bashkë me ta, por UEFA-n e cila duhet medoemos që të marra masa për këto ngjarje të turpshme.

Ne kërkojmë sa më shumë përfaqësime dinjitoze dhe të luftuara deri në fund nga skuadrat shqiptare që në të tilla kompeticione kanë mbështetjen e të gjithë tifozave shqiptar siç ishte kualifikimi i skuadrës së Laçit dhe i Kukësit në “Champions League”; apo dhe eleminime me kokën lart siç ishte rasti i Partizanit që pavarsisht dy disftave bëri dy sfida mjaft të bukura ku dhe me pak fat mund të ishte në fazën tjetër.

Luftëtari i djeshëm i hyn në punë vetëm atyre që përfitojnë në mënyrë të pistë – ndërsa Luftëtari që ishim mësuar të shihnim në kampionat në kënq të gjithë gjithvë – por që duhet të jenë “Luftëtarë” dhe në Europë jo të kthehen në qesharakë dhe të bëhen gazi i Botës! Tema

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?