Sport

Luhet një copë titulli, sot dy supersfida për javën e 29 të Superligës

24 Prill 2021, 11:39| Përditesimi: 24 Prill 2021, 12:21

  • Share

Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana janë dy ndeshje deçizive të javës së 29 të Superligës që luhen sot.

Të kuqtë e Ilir Dajës që renditen të tretët me 2 pikë më pak se Teuta e vendit të parë duhet të fitojnë me patjetër kundër Kukësit, një kundërshtar pa objektiv, por që i ka të gjitha kualitetet për të bërë keq. Ndërkohë Teuta kryesuese pret Tiranën, e cila ka shansin e fundit për t’u futur në vallen e titullit. Ndërkohë Vllaznia e vendit të dytë pret Skënderbeun në Shkodër.

Sakaq dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme që ashtu si Vllaznia-Skënderbeu do luhen në orën 13:00 janë Bylis-Apolonia dhe Kastrioti-Laçi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?