Lukaku duke festuar golin e tretë të realizuar nga vetë ai për Manchester United

Lukaku bën ‘heroin’ për Manchester United, City i falet golit të Mahrez

2 Mars 2019, 18:53| Përditesimi: 2 Mars 2019, 18:58

  • Share

Manchester United ka marrë tre pikë shumë të vështira ditën e sotme. “Djajtë” e drejtuar nga Solskjaer në sfidën kundër Southampton fillimisht e panë veten në disavantazh në minutën e 26 pasi predha e Valeri ishte e pandalshme për De Gea-n.

United gjeti forcën të reagonte në pjesën e dytë dhe përmbysi përkohësisht shifrat me golat e Perreira-s dhe Lukaku-t. Miqtë nga ana tjetër nuk do të dorëzoheshin dhe në minutën e 75 barazuan edhe njëherë gjithçka. Gjithsesi në minutat e fundit të kohës së rregullt Lukaku do të bënte ‘heroin’ për ‘djajtë’ duke shënuar golin e  fitores. Pogba në shtesë humbi një penallti, por që ishte pa pasojë për United.

Sfida tjetër e rëndësishme e kësaj jave mes Bournmouth dhe Manchester City është mbyllur me fitoren minimale 0-1 të skuadrës së drejtuar nga Guardiola. Golin e vetëm të sfidës e Mahrez në pjesën e dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?