Lukaku i kërkon falje dhe rikthim si zikaltër, tifozët e Interit: S'ka rëndësi kush ikën në shi, por kush qëndron në breshër

31 Dhjetor 2021, 14:25| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 15:40

  • Share

Ish-futbollisti i Interit që tani luan me kampionët e Europës Chelsea-n, Romelu Lukaku, ka shkatuar furtunë në media me deklaratat e tij. 28-vjeçari, i cili në verë la zikaltërit për t’u transferuar në Premier League, i ka kërkuar falje tifozëve të Interit për braktisjen në një moment delikat të klubit.

Për ‘Sky Sport’ belgu është shprehur se ‘nuk ishte momenti i duhur’, ndërsa ka shtuar se s’është i lumtur te Chelsea. Fjalët e sulmuesit kanë mërzitur pamasë trajnerin e londinezëve Thomas Tuchel, i cili është shprehur se kjo intervistë nuk e ndihmon aspak ambientin.

Për gjithçka është thënë sot nuk kanë munguar as lajmet se Lukaku mund të rikthehet në janar te Interi. Vetë futbollisti ndër të tjera është shprehur ‘se do të rikthehet te zikaltërit sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo në fund të karrierës, pasi është një tifoz i Interit’. Për momentin ka shumë detaje që duhen negociuar dhe më e rëndësishmja është paga e sulmuesit, 12 milionë euro në sezon.

Gjithsesi falja e kërkuar nga Lukaku si dhe dëshira për t’u rikthyer nuk është pëlqyer shumë nga tifozët ultras të Interit. Para stadiumit ‘San Siro’ ata kanë vendosur sot një vanderolë ku shkruhet: “Nuk ka rëndësi kush ikën në kohë shirash, rëndësi ka kush qëndron në stuhi. Përshendetje Lukaku”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?