Lukaku rikthen Interin tek fitorja, Barça fiton me Ansu Fati, Mou mposht Guardiolën (VIDEO)

3 Shkurt 2020, 10:11| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 10:32

  • Share

Pas tre barazimeve radhazi Interi rikthehet tek fitorja. Zikaltërit mposhtën 2-0 Udinesen në Friuli falë dy golave të Romelu Lukakut. Në ditën e debutimit të danezit Eriksen është Lukaku ai që shpëton Antonio Conten. Belgu zhbllokon rezultatin në minutën e 64-të ndërsa më pas shënoi edhe me penallti. Interi mbetet në vend të dytë dhe 3 pikë larg Juventusit kryesues. Të dielën e ardhshme është derbi Inter-Milan.

Edhe Barcelona është rikthyer tek tre pikët në La Ligas pasi një javë më parë u mposht nga Valencia. Heroi i takimit ishte talenti Ansu Fati që brenda një minute realizoi dygolësh. 17 vjeçari bëhet lojtari më i ri që shënon një dygolësh në La Liga dhe rrjetën e tundi në minutat 30 dhe 31. Barcelona mbetet 3 pikë larg Realit kryesues në Primera Division.

Ndërkaq në Premier League , Tottenham mposhti 2-0 Manchester Cityn në Londër. Ekipi i Mourinhos shkon minus 4 nga zona Champions ndërsa City mbetet 22 pikë larg nga Liverpooli kryesues. Gundogan gaboi penallti për Cityn ndërsa Tottenham shënoi dy herë me blerjen e re Bergwijn dhe koreano-jugorin Son në fraksionin e dytë. Mourinho mposht Guardiolën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?