Opinion

Luksi po na vret

26 Qershor 2021, 10:06| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 10:07

  • Share

Po po lluksi që po na vret. Shoh në rrugë të rinj me makina super luksoze djeme dhe vajza që bëjnë xhiro në bllok…apo në rrugët e Tiranës dhe me një vetmburje demonstrative duket sikur të thonë po kaloje unë, a nuk po më sheh…Ecin dhe frenojnë të fërkojnë gomat…hyjnë në kthesë pa as një lloj kokëçarje…lëshojnë zhurmë me skapamenton…Motorrat janë një tjetër gjëmë e qytetit shpejtësi skëtere dhe zhurmë në çdo orë të ditës dhe të natës…

Po ku i gjejnë këta paratë për këto mjete të shtrenjta…luksi pa punuar vetë…Djemtë ose i kanë paratë e babit që lodhet shumë, ndërsa vajzat i kanë dhuratë nga të dashurit…një makinë është nuk është gjë e madhe…Kjo jetë boshe mbushet me instikte orgji sex pije duhan drogë …veshje luksi…faqe në rrjete sociale pastaj promovimi në media…paratë i bëjnë këta kokëbosha me diploma, i bëjnë juriste, i bëjnë këngëtare autore librash…i bëjnë deputetë.

Asgjë në vanitetin e tyre nuk është investim jetësor si psh…të rritesh me privacione, të studiosh shumë,të punosh për të siguruar disa të ardhura plus që mos i rrendosh familjesh…netë pa gjumë për të arritur rezultatet karrierë me meritokraci… këto janë për ta tipare të njerëzve jo modern. Po rritet një masë njerëzish me mendje drusore në shoqërinë tonë që bezdiset pse nje kembesor ne rruge kalon ne vijat e bardha, pse një makinë ecën në korsin e vet me shpejtësinë e lejuar…pse një qytetar është në punën e tij në trotuar.

Injorantët kanë para ata janë zotër edhe të jetës tënde…Para pak ditësh një i ri shtypi në trotuar nje grua të re shtatzënë dhe i këputi këmbën.. Tani unë pyes zotin Ardi Veliu drejtorin e përgjithshëm të policisë..çfarë u bë me atë drejtues mjeti? Sot një i ri me makinë luksi vret një familje…zoti Veliu çfarë do ti thoni publikut? …vjet në këtë kohë pesë policë rrahën te liqeni artificial në Tiranë një fëmijë 12-13 vjeç pse po ecte me biçikletë pa bërë ndonjë shkelje…vjet në muajin maj zoti Veliu policia shpërndau me forcë protestuesit në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar dhe ata që dolën kundër shembjes.  Po ju nuk jeni në gjendje të ndaloni luksin që vret.

Ju më kujtoni prokurorin John Procter…që tha nuk veproj dot nuk jam më prokuror se e kam shitur shpirtin…Polici vrau djaloshin Klodian Rasha…dhe vetëm kur plasën protestat e mblodhët mendjen dhe vepruat përfshirë dhe teatrin politik…

Lluksi vret çdo ditë…kur një drejtues lokal që ka  vite moshë aq sa une kam vite pune jeton ne vile…kur paria jeton në vila fushore malore bregdetare…kur vdesin minatore dhe media hesht…kur minatorët kanë diku disa muaj që nuk marrin pagat ashtu si naftëtarët…dhe politika tjerr retorike…Policët e thjeshtë janë në hall …me ligjin apo me urdhërin? ….me ligjin kushti është me ligji është i njëjtë për të gjithë. Por në punë të mban dhe të heq urdhëri…

Kaq e vështirë është të identifikohen makinat luksoze të bllokohen deri në verifikimin e burimit të parave. Psh rasti i sotëm? Të na thotë policia kush i ka lëshuar patentën këtij shoferi? …është konform rregullave…? Ju flisni për katër vrasjet në Bulevard…dhe mirë bëni…po vrasjet në rrugë…

Me policët që kapin ndonjë pozicion të fshehur që të ndalin për ndonjë gjobë…nuk mbahet qarkullimi. Nuk sheh lëvizje me motorr police rrugor në akset kombëtare në të dy kahjet me qëllim kontrollin e lëvizjes…thjesht kapin ndonjë hije tani në behar dhe presin gjahun…po që ndonjë qytetar gjobën…po që ndonjë me makinë luksoze hapi rrugën…Vdekje kaq shumë vdekje po kush mban përgjegjësi… me policinë që mbush ditën me gjoba parkimesh…nuk mbahet rendi…Nëse vritet jeta…kjo tegon se policia nuk është ajo që duam.

Komento

Komente

  • so fair, so good: 26/06/2021 10:56

    "... prane dijes, te pa nxene, prane drites te pa pare .... ". ....., edhe LUKSI eshte nje sistem vlerash materiale e morale, ndoshta, por gjithsesi eshte nje sistem i kodifikuar deri ne profesionalitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?