Shumëkush u habit dhe madje duartrokiti qëndrimet e djeshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Udhëheqësi i opozitës jashtëparlamentare kishte shprehur në media të gjithë mbështetjen e tij për mjekët dhe stafet që po përballen situatën e krijuar me Covid-19. Po të injoroje me pakëz mundim faktin që, ashtu si dhe presidenti, Basha kishte dalë bashkë me task forcën e partisë së tij, ky ishte padyshim për t’u përshëndetur, i ngjashëm me atë të opozitave në vendet e tjera të botës, ku ky virus ka goditur edhe më rëndë.
Por nuk dihet çfarë ndodhi me Lulzim Bashën, që pirueta si kjo e dy ditëve të fundit, nuk i ka të paprecedenta. Ndoshta ka qenë presioni i atit të tij shpirtëror, i cili si një korb i vërtetë ndjellakeq e ka kthyer faqen e vet të Fejsbukut në një përrua të ndotur psikik të gjithfarësoj marrëzish. Ndoshta ka qenë këmbëngulja e Tritanit, i cili u pa dje në media tek përtypej fytyrëngrysur, kur dëgjonte kryetarin e partisë që fliste gjëra normale dhe racionale, ndryshe nga çfarë ka thënë kohët e fundit ish ministri i Shëndetësisë.
E sigurt është që Luli u kthye të bëjë Lulin.
Ndërkohë që Kryeministri dhe e gjithë qeveria janë të angazhuar në një luftë me armikun e padukshëm që është Covid-19, kryetari i Partisë Demokratike është i angazhuar duke sulmuar… qeverinë. Duke marrë mbi vete shpërthimin e zemërimit të qytetarëve që, shumë më racionalë se ai, e kanë kuptuar se kush është prioritet në këto momente, dhe në të njëjtën kohë, buzëqeshjen e Doktorit dhe Tritanit, që ia dolën ta rikthejnë Lulzim Bashën në çerdhen e korbave. Prej ku, u shfaqet si një mirazh pushteti sa herë që ky vend përballet me një krizë./Lexo.al
Dy morrat e shoqeris Shqiptare
PërgjigjuC"do kush ,vemendien ,ne keto momente te veshtira ,e ka perqendruar ,tek virusi teper i veshtire per shendetin e popullit .Te gjithe jan te angazhuar te bejne me te miren qe munden ,per te kaluar kete periudhe alarmante .Mirpo ka nga ata ,qe tinzisht ,perpiqen te fitojne ,para apo ego ,duke sulmuar ,per te fituar ate qe ju duhet .Ka thenie nga filozofia anonime ;Fshati digjet ,plaka krihet .Po pershtatju momentit more i meruar ;edhe propaganda ka kohen dhe vendin e saj .Zoti te ndihmofte .Faleminderit .
PërgjigjuDY VIRUSET SHQIPTARE NE NJE FOTO JU SHPLAFTE KORONA ISHALLA
Përgjigju