Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

Opinion

Lulzim Basha ka humbur pesë përballje politike me Edi Ramën

25 Prill 2021, 12:15| Përditesimi: 25 Prill 2021, 12:16

  • Share

Kreu i PD-së Lulzim Basha hyn sot në zgjedhjet e gjashta që është përballur me Edi Ramën, ku ka humbur deri tani të pesë përballjet.

Në vitin 2011, Lulzim Basha zgjidhet nga Sali Berisha që të sfidojë Edi Ramën për kreun e bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kreu i PS-së garonte për mandatin e katër të tij.

I gjithë shteti përqëndroi energjitë e tij në Tiranë, duke sjellë votues nga jashtë me avionë, apo rritur artificialisht numrin e votuesve në njësi bashkiake që PD i konsideronte të vetat.

PD së bashku me LSI-në dhe grupet e larguara nga PS bashkuan votat për të luftuar Edi Ramën. Në fund, Lulzim Basha humbi zgjedhjet përballë Ramës me 10 vota më pak, dhe arriti të përmbysë rezultatin në tavolinë, duke numëruar disa vota që ishin në kuti të tjera, pra rezultati u manipulua në KQZ.

Ndërkaq në vitin 2013, Lulzim Basha, edhe pse nuk ishte udhëheqësi i fushatës së PD-së, të cilën e drejtoi Sali Berisha, atëherë kryeministër, ai drejtoi fushatën në qarkun e Tiranës, ku ishte shef politik.

Në 2013, Lulzim Basha pësoi një distafë të rëndë në Tiranë, ku humbi thellë në territorin e bashkisë së kryeqytetit, madje edhe lagjen ku kishte lindur siç është njësia 8.

Në zgjedhjet e radhës, votimet për pushtetin vendor të vitit 2015, Lulzim Basha garoi për herë të parë si shef i opozitës dhe kryetar i Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje, PD mori vetëm 15 bashki, duke humbur fort Tiranën që e drejtonte Basha.

Në zgjedhjet e radhës, ato të vitit 2017, ku PS ishte e vetme dhe pa LSI-në në koalicion sin ë 2013 e 2015, sërish Basha i humbi zgjedhjet, duke shënuar edhe eventin më të rëndësishëm, ku një forcë politike arrinte të merrte qeverinë e vetme.

Natyrisht në këtë listë duhen vënë edhe zgjedhjet e vitit 2019, ku PD nuk mori pjesë pasi e dinte se nuk i fitonte dot dhe kërkonte një rezultat në tavolinë, siç e kërkoi edhe në vitin 2017 me çadrën përballë kryeministrisë.

Në të gjithë vendet e botës, një lider, kur humb një përballje apo dy, merr përgjegjësitë e largohet, nuk krijon alibi për të prishur rregullat apo për të ndotur procesin.

Fenomen që shikohet edhe sot me rastin e Libonikut të Korçës ku komisionerët e PD-së kanë marrë vulën e janë larguar./ Gazeta "Tema"

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 25/04/2021 17:39

    Perse nuk i botoni komentet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?