Lulzim Basha ka nevojë të jetë i vërtetë

1 Shkurt 2020, 21:33| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 21:34

  • Share

Lulzim Basha ka nevojë për një gjë bazike në imazhin e tij publik. Ka nevojë për diçka që i mungon më shumë se çdo udhëheqësi tjetër politik në vend. Ai ka nevojë të jetë i vërtetë.

Nuk ka rëndësi nëse Lulzim Basha i vërtetë është i ashpër, i butë, familjar apo horr, njeri besnik ndaj gruas, apo me 5 dashnore, njeri që s’pi duhan, apo përdorues droge, njeri që bën pazar, apo që ja bën pazarin shoferi, apo vjehrri.

Qytetarët shqiptarë kanë 15 vite që e njohin Lulzim Bashën vetëm si aktor. E njohin si të katapultuar më 2005, si shumë i shkolluar jashtë etj. Më vonë na del se ai na paskësh gënjyer, pasi kur u bë deputet, ende nuk kishte marrë diplomën.

Pastaj e njohëm Lulzim Bashën si dikush që akuzohej për “Rrugën e Kombit”, ndërkohë që Berisha lavdërohej për “Rrugën e Kombit”. Pra këtij i kishte mbetur fatura. Lavdia ishte e dikujt tjetër.

E njëjta gjë më 21 janar. Ky si ish- ministër i Brendshëm as mburret si Saliu që ka vrarë katër veta, as pranon që ka përgjegjësi që janë vrarë katër veta. D.m.th sillet sikur nuk ishte më 21 janar fare në këtë planet.

Po kështu më 2013, ai kandidoi përball Sokol Olldashit në garë për kryetar, si për dikë tjetër, si në emër të dikujt tjetër, pra në emër të Berishës. Në emër të tij fitoi garën e padrejtë, që mund ta kishte fituar dhe pa ndërhyrë ai, në emër të tij manipuloi, dhe në emër të tij zboi çdo kundërshtar nga partia.

Një koleg i tij ballkanik, e përshkruan qartë këtë moment: “Lulzim Basha kur vjen në mbledhjet e Partive Popullore më ngjan si dikush që vjen me vonesë në mbledhje dhe thotë ‘më falni që jam me vonesë, se erdha në vend të atij tjetrit’.”

Me këtë stil, pa qenë asnjëherë vetvetja, dhe duke u përpjekur të jetë gjithnjë i impostuar si aktor në politikë, ai i hyri betejës së vitit 2017, duke kërcënuar me dhunë, dhe është i vetmi lider që ulëret duke thënë “thyeni xhamat, shponi gomat, qëllojini me grushta…” dhe në vend të nxisë revoltë, shkakton të qeshura masive.

E njëjta histori impostimi si luftëtar rreth flamurit, shkaktonte të qeshura në vitin 2019, kur në fund të çdo mitingu tentonte të këndonte Himnin e flamurit, dhe ose i iknin rreshtat e himnit, ose i ikte zëri.

Tani në përpjekje për të krijuar një imazh të ri në publik, duket se po shumëfishon gabimet e tij në imazhin publik. Po tenton të duket siç mendojnë këshilltarët e imazhit, se ai duhet të jetë.

Dje doli të pinte kafe tek “Sofia”, dhe ajo që ra në sy është se ai s’di të pi kafe në kafene, se ndoshta s’ka qenë kurrë, pasi kafja nuk blihet si buka në dyqan dhe nuk pihet në këmbë. Sidomos në Tiranë, ku kafja është më shumë institucion bisede dhe pune, se sa thjesht rrufisje në këmbë.

Akoma më qesharake qe ajo sot në mëngjes, që kishte marrë një nga militantet e tij, nga ato të brezit të parë të kundragazeve të vitit 2019, dhe e kishte caktuar gjyshe me të cilën ky bën pazarin e mëngjesit. Dhe kishte blerë disa kokra domate.

Unë që e bëj vërtet vetë pazarin, s’më ka ndodhur kurrë gjithë jetën që të shkoj diku e të blej vetëm disa domate. Ose do të blej dhe disa gjëra të tjera në dyqanin e lagjes, ose do mbush makinën me gjëra nëse shkoj në qendër tregtare.

Lulzimi nuk kuptohej ku kishte vajtur, se lagjia e tij me vila s’besoj se ka dyqan domatesh, por dhe nëse ka, s’ka si të ketë gjyshe të varfër, si ajo që kishte gjetur. Në qendër tregtare natyrisht që nuk ishte, se aty s’të lë Monika të blesh, se është e oligarkëve.

Tani kjo estradë, thjesht e bën Lulzimin edhe më të pavërtetë, edhe më aktor, edhe më qesharak.

Kjo gjë nuk i duhet. Ai duhet të tregojë para qytetarëve jetën e tij reale. Askush nuk të paragjykon për stilin e jetës, nëse e ke të vërtetë. Stil më kontravers jete se Edi Rama, nuk besoj se ka ndonjë politikan, por kjo se pengn të jetë popullor dhe për stilin e tij të jetës.

Ndaj Lulzim Basha duhet t’i lërë këto tortura për t’u dukur siç i duhet dikujt. Ai duhet të shfaqet siç është realisht, pasi qytetarëve u duhet për atë që është, dhe jo për atë që duhet të jetë.

Nuk është turp të jesh i lidhur me familjen e gruas, siç është ai. Ka plot gra që mund ta adhurojnë për këtë.

Nuk është humbje imazhi që ai mban larg vëllain dhe prindërit e tij nga jeta pubike. Kjo mund t’iu pëlqejë plot njerëzve.

Nuk është turp që ai ka një jetë fundjavash në Holandë, se ka shtëpinë tjetër dhe të ardhmen e familjes së tij. Në këtë botë të globalizuar, ky është trend i ri.

Nuk është turp që gruaja e tj ka para dhe mund ta përballojë këtë jetë edhe pa vjedhur Lulzimi. Njollosja që ai u bën njerëzve të pasur, tani po komplekson vet atë.

Lulzim Basha thjesht nuk duhet të ketë komplekse nga çfarë është në të vërtetë.

Një politikan i fortë, kthen në stil për qytetarët jetën e tij të vërtetë dhe nuk përpiqet të gjejë stile jete që u pëlqejnë qytetarëve.

Nëse bën këtë të dytën, ai nuk udhëheq dot, por do udhëhiqet nga manirat e njerëzve, qytetarëve dhe këshilltarëve.

Mund të bëhet manekin i mire, por jo lider. Dhe ai këtë betejën që është manekin e ka ftuar prej 15 vitesh. Puna është të bëhet lider.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dei durres: 02/02/2020 20:17

    Ky cope mishi duhet vetem te hapi krahun e te largohet.

    Përgjigju
  • edi: 02/02/2020 14:05

    Ky lider sic thirret nuk ka asnje shenje te qenit njeri ,dhe jo me te thirret lider ,dhe jo te thirret Human ,Ky kanibal i vogel dhe shume mashtrues dhe sic populli i thirr dallkauk , vjen nga ato Kanibale te nismes per Slogen Democracy Nismetari i pare ishte Berisha me shume nismetare qe se fundi i tradhetoi ,dhe me keq ato qe i sherbyen i Vrau dhe qe lane mbrapa Nena e Baballare ,Nuse dhe Femije qe sju kane shterrur dhembjet e lotet , Berisha sebashku me Komunistin president njeriun me mafioz ,K/Hajdut dhe nje nderhyres ne Politikat e Partive ,qe i Helmoi dhe paralizoji per te ardhmen ne Kombin Shqipetar , Qe ai Popull aq Fisnik i Besoi dhe Votoi keto Monstra qe te lene vendin me Zi sa ishte . Keto bandite meritojne nje SPAK ,dhe nje DREJTESI TE DREJTE HUMANE

    Përgjigju
  • O tej: 01/02/2020 23:26

    Basha lider kue te behet prifti gomar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?