Lulzim Basha nis komunikimin me të rinjtë në instagram: Cili është vendimi që do merrnit për të përmirësuar Shqipërinë

15 Shkurt 2020, 15:10| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 15:12

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha profilin  e tij në instagram e ka përdorur për të komunikuar me të rinjtë që e ndjekin. Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata, Basha  ka pyetur të rinjtë për të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’- pyet Basha.

Lulzim Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet të planit të tij për të qeverisur vendin.

Komento

Komente

  • Lulushke moje Lulushke: 15/02/2020 18:57

    Dorezo Leket e vjedhura,,do japesh dhogari edhe ti perpara SPAK dhe kure TI te perfundoje ne Burg. Ky eshte vendimi i te Rinjeve ..

    Përgjigju
  • Bobo: 15/02/2020 18:10

    Karabush ngeli i ngrati Bashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?