Duke u marrë me deklarata shtypi, apo me cic-mice të tjera larg realitetit që po ndodh brënda partisë tij, ndoshta Lulzim Basha nuk ka gjetur (ose nuk do vetë ta gjejë) rrugën e duhur përmes së cilës vjen fitorja mbi Sali Berishën. Nuk është vonë kurrë,të dalësh dhe të sqarosh njerëzit, anëtarësinë, militantët apo qoftë edhe një grusht mbështetësish që të kanë mbetur,kur prej 2 muajsh njeriu “non-grata”, që e shpalle të përjashtuar nga grupimi parlamentar, ka dalë dhe ç’nuk po katranos.
Ndarja e asaj partie tanimë është e padikutueshme, por thelbi problemit është ç’do të bëhet me pjesën e mbetur të Partisë Demokratike që përfaqëson Lulzim Basha. Qetësia e shtirur e kryetari de jure të Partisë Demokratike, nuk i shërben askujt. Nuk i shërben as 18 Dhjetorit, as vendimeve që parashikon Basha se do të marrë atë ditë, ndaj duhet të “shkundet”, ndryshe duhet të mendojmë se “e ka të humbur davanë”. Lulzim Basha duhet të mposhtë foltoren me çdo kusht, duhet ta sfidojë Berishën, edhe pse ky i fundit thotë se “kam me vehte bazën e partisë”. Kjo që po ndodh në atë parti, nuk ka ndodhur me asnjë forcë tjetër politike në këto 30 vjet.Edhe kur Nano shpalli “Katharsis” në PS,procesi ishte i mbyllur, brënda një salle të madhe, me debate dhe replika të ashpëra, por mbi gjithçka atje ishte fryma e bashkimit, dhe jo ndarjes. Por ndryshimi i madh, qëndron në faktin se “babai politik” i Partisë Socialiste kur humbi zgjedhjet, iku dhe nuk kthehu “kokën mbrapa” siç bëri Berisha. Askush nuk duhet të pretendojë se partia është pronë e hipotekuar, dhe mund të ikësh dhe rikthehesh kur të duash. Mposhte foltoren Lulzim, tregoi demokratëve, se je i aftë të përballesh edhe me “bajraktarin e kapidanin” e partisë , por jo duke ëndërruar fitore me ndihma nga jashtë. Justifikoje votën e atyre “85 per qind anëtarëve të PD”,që deklaron se “fitova me 1 anëtar, 1 votë”. Politika ka përballje, sfida, fitore dhe humbje.
Nuk mund të jesh njeri, politikan apo kryetar i lirë, kur nuk ndeshesh në debate dhe beteja politike, kur nuk përballesh me rrezikun që i kanoset partisë tënde, dhe kur fitoren e sheh nga xhamat e zyrës tënde.Mposhte foltoren Lulzim, largoje “gogolin” nga vetja, dhe rizgjoi demokratëve shpresën e humbur, ose bëhu burrë dhe largohu.Asgjë nuk mund të arrihet mbi pazare dhe marrëveshje “pasmesnate”, aq më tepër që eksperienca të tilla i kanë kushtuar shumë asaj partie. Mposhte foltoren e “babait politik” Lulzim, zgjohu, nise startin, dhe do ta shohësh se, deri sot je trembur kot nga “tigri prej letre”…… ndryshe hiqu mënjanë se i ke lodhur e rraskapitur demokratët.
Thirrja qe basha t'i dale zot PD dhe te perballet me "Foltoren", eshte utopi. Basha siç ne tere keto vite eshte konstatuar, eshte i paafte politikisht. Ato qe ka 'fituar' deri ne 2013 i ka te dhuruara nga Sali Berisha, dhe deri me 9 shtator 2021 i ka "fituar" me mbeshtetjen e tij. Ne 9 shtator mes perpelitjeve dhe sterhollimeve nen presionin e ShBA pezulloi me dhimbje, "jo perjashtoi", nga grupi parlamentar mentorin e tiji nuk se tregoi maturi politike dhe aq me pak burreri, por i atribuoj Berishes gjithe arsenalin e liderit te pa mkontestueshem te PD, qe dmth sipas tij, shqiptaret nuk e njoin ate por edhe ShBA kane gabuar, per sa kohe nuk japin provat kunder tij!!!! Tani ose nuk e ka njohur Sali Berishen, ose i ka interesuar qe ta kishte perkrahjen e tij dhe per kete per shume afera korruptive dhe krime per keto 16 vjet ka qene bashkepunetor me te. Ky eshte pengu i vetvetes ndaj Basha kurre nuk mund te jete ndryshe, te jete ai qe kerkon momenti. Basha, pas Berishes apo para tij, kjo mbetet per t'u pare, eshte i mbaruar. Vete zhvillimet qe do te percjellim ne ditet ne vijim do na qartesojne se PD-ja do kete nje kurs te ri, mbasi te kete nxjerre jashte mbetjet toksike qe Berisha ka prodhuar per 30 vjet , ku pjese e kesaj ndotje dhe me i rendesishmi pas te parit, eshte Basha. Ashtu si♪5 pD nuk ka te ardhme me Berishen (kjo perjashtohet absolutisht), nuk ka te ardhme dhe me Bashen i cili, pos te tjerave eshte, i PA AFTE si lider i asaj partie por edhe si pretendent per kryeminister i vendit. Kjo nuk ka nevoje te provohet, por shqetesimi eshte se as i duhet paraqitur si alternative popullit shqiptar. Kjo, nese duhet nje alternative krejt ndryshe ndaj maxhorances ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo qe ato te kryhen.
Përgjigju