Lumë komentesh në rrjetet sociale, qytetarët shpërthejnë kundër Këlliçit: Kemi fëmijë; Fotot me gishtin e mesit janë një turp

25 Prill 2023, 18:12| Përditesimi: 25 Prill 2023, 18:20

  • Share

Posterat e kandidatit të Berisha-Meta, Belind Këlliçi ku ai shfaqet duke treguar gishtërinjtë e mesit, nuk miratohet nga qytetarët në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se të tregosh gishtin e mesit në ambiente publike ku kalojnë familjare dhe fëmijë është e papërgjegjshme dhe e pashembullt 

1682428693_kellicipostera.jpg

Janë pafund komentet për të kuptuar revoltën qytetare ndaj posterave fyese të Këlliçit, të cilat kalojnë çdo kufi etik. 

“Si një nga përfaqësuesit e këshillit të prindërve në gjimnazin "Qemal Stafa" ku fëmija im studion shpreh mospajtim dhe dënoj këtë veprim pasi tregon mungesë qytetarie dhe fyerje për profilin e një kandidati pretendent për kryetar Bashkie. Për foto/imazhe të tilla sanksionohen penalitete në ligjin nr. 18/2017 "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" ku përcaktohet se autoritetet publike e jopublike, si dhe gjykatat, kanë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës në të gjitha veprimet dhe vendimet që merren në lidhje me fëmijët. Interesi më i lartë i fëmijës nënkupton të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor, moral, shpirtëror e social”, thekson Ylli Zgjani, përfaqësues i këshillit të prindërve në gjimnazin "Qemal Stafa".

Një tjetër komentues, Xhenina Pashaj shkruan: “Është shumë e shëmtuar që edhe e reklamon këtë sjellje si "zgjidhjen e halleve të popullit". Ka gjëra më konkrete që sapo ke shkelur. Unë kaloj përditë në rrugët e Tiranës, përkatësisht për tek çerdhja nr.8, edhe çoj edhe fëmijën në çerdhe me gjithë këto "Postera MODERN". Si t’ia shpjegoj që xhaxhi Beloja kandidon për të na "rregulluar" Tiranën me gishta!?”, thuhet në status.

Ndërkohë, një qytetare ka komentuar tek JOQ: Degradon fushata. Në të vërtetë flasim kundër korrupsionit, por fotot e Belindit rrugës ku kalojnë fëmijë me gishtin e mesit është një turp, KQZ duhet t’i ndalojë këto postera të cilat ndihmojnë duke kthyer në normalitet, ofendimet dhe të sharat”.

 

Lumë komentesh në rrjetet sociale, qytetarët shpërthejnë kundër Këlliçit: Kemi fëmijë; Fotot me gishtin e mesit janë një turp

Lajmi kryesor:

Belind Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik! Reagojnë ashpër qytetarët, komunitetet fetare dhe institucionet: E papranueshme, ofenduese e anti vlerë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?