Lumi Vjosë i përmbyt serat, fermerët në Fier protestojnë për dëmshpërblim: Rama, jemi në pritje për t’u ballafaquar! Na premtove publikisht

16 Dhjetor 2021, 12:13| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 12:37

  • Share

“Zoti kryeministër, jemi në pritje për t’u ballafaquar! Na premtove publikisht”! Kjo është pankarta e njërit pre fermerëve, që sot janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin përkatës për shkatërrimin e serave të luleshtrydheve pas përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë.

Përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë kanë bërë të "notojnë në ujë" jo vetëm shtëpitë në Ferras dhe Cerven dhe tokat bujqësore, por edhe kanë shkatërruar serat e mbjella me luleshtrydhe.

Pikërisht për këto dëme janë ngritur në protestë fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të njësisë administrative Frakull, në autostradën Levan‐Tepelenë, ku shtrihen tokat e fshatarëve që i kanë kthyer në sera.

“Kompensimi i dëmeve në bujqësi një standard i konsoliduar në Rajon dhe në Evrope”, shkruhet në njërën prej tyre.

Dalja e lumit Vjose 4 dite me pare solli përmbytje në Ferras ,Cerven dhe Frakull.

Këtë sezon vjeshtë-dimër kur fermerët prisnin vjeljen e parë të luleshtrydheve, dalja e lumit Vjosë përmbyti serat ndaj sot kërkojnë nga Ministria te vëzhgojë situatën në terren dhe të dëmshpërblejë fermerët.

Pjese e protestës kane qenë edhe përfaqësues Sindikatës së Bashkuar të Fermerëve të cilët sot kishin takim me kryeministrin Edi Rama, takimi i cili është shtyrë për një ditë tjetër.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 16/12/2021 17:20

    Siguroni serat dhe prodhimin ne kompanit e sigurimeve.kapitalizem.rregull I thjesht.boll me se taxat Tona paguhen per rrug shkolla joper te paguar bizneset familjare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?