Dy nga vendet më të zhvilluara në botë po sjellin një të re të rëndësishme për orientimin e politikave të drejtimit dhe të organizimit të jetës në vend. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallet “Gruaja më e lumtur në SHBA” dhe e drejta e lumturisë është e shënuar dhe në Kushtetutë, në Britaninë e Madhe, kryeministri David Cameron dhe qeveria e tij përpilojnë një sondazh të mirëfilltë: Qytetarë, a jeni të lumtur?
Lumturia, deri tani, objektiv i botës fetare, kryesisht i besimit budist, induist, nis të marrë një rol, edhe pse mes shumë kundërshtive edhe në Perëndim. Qeveria britanike ka shpenzuar 2 milionë sterlina për të bërë këtë sondazh që nga opozita konsiderohet si humbje kohe dhe parash. Po cilat janë pyetjet që u drejtohen anglezëve?
A jeni të kënaqur për jetën tuaj?
Jeni të kënaqur nga bashkëshorti apo bashkëshortja?
Si e gjykoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor?
Keni një punë dhe a jeni të kënaqur?
Jeni të kënaqur që jetoni në lagjen tuaj dhe a keni frikë nga kriminaliteti?
Jeni të kënaqur për rrogën që merrni?
Keni marrë një arsimim të mirë?
Keni besim te politikanët kombëtarë dhe lokalë?
Pyetje të thjeshta dhe domethënëse për të matur jo vetëm xhepin e shtetasve (gjë që e bëjnë insititutet e statistikave), por edhe gjendjen shpirtërore, mirëqenien familjare.
Në Shqipëri jemi ende larg këtyre objektivave. Programet e partive me ambicjet kryesore për pushtet vazhdojnë të kenë tema shabllone. Sigurisht. Nuk mund të shmangen debatet apo projektimi për gjendjen ekonomike, punësimin, prodhimin e brendshëm, turizmin e të drejtat gjinore. Të gjitha këto duhen dhe vlejnë. Por njerëz të mençur në botë gjithnjë kanë dëshmuar se lumturia nuk është në proporcion të drejtë vetëm me mirëqënien materiale. Edhe në Tiranë duhet të arrihet të kuptohet kjo, e të shndërrohet në një objektiv politik, pse jo, në një të ardhme të afërt.
(Shqiptarja.com)