Ndeshja Lushnja-Partizani

Lushnja ndal Partizanin, Luftëtari mposht Flamurtarin dhe “kap” Evropën

28 Prill 2018, 18:20| Përditesimi: 28 Prill 2018, 18:24

  • Share

Lushnja është përballur ndaj Partizanit në javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, teksa nuk kanë munguar rastet e pastra nga ana e ekipit të Dalipit.

Megjithatë ajo që i ka munguar Partizanit në pjesën e parë, ishte konkretizimi i rasteve të krijuara.

Nga ana tjetër edhe Lushnja ka patur disa mundësi përpara Hoxhës, pa arritur t’i shfrytëzojë. Futbollisti më i mirë i vendasve, Sefa është larguar i dëmtuar në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Pepës nga pika e bardhë, ndërsa Batha ka barazuar rezultatin në minutat e fundit të takimit. Lushnja merr pikë pas 12 humbjeve rresht dhe largon Partizanin nga Europa.

Në Gjirokastër, vazhdon sezoni magjik i Kristal Abazajt. Luftëtari ka mundur 2-1 falë dy golave të talentit të saj dhe falë ndalesës së Partizanit, ka krijuar një distancë sigurie në luftën për vendin e tretë që i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Në një pjesë të parë thuajse perfekte, Abazaj përfitoi nga gabimet e Nurkoviç për të gjetur rrjetën në ekstremet e pjesës.

Fillimisht sulmuesi përfitoi nga një largim i gabuar i portierit për të shtyrë sferën në rrjetë pa u mbushur minuta e parë. Më pas, në fundin e pjesës, pa daljen e gabuar të tij duke e mposhtur me një goditje dënimi perfekte.

Në pjesën e dytë, Flamurtari u zgjua dhe pasi shkurtoi diferencën me Nedjelkoviç, synoi të gjente rrjetën për golin e barazimit.

Por pavarësisht insistimit, nuk ia doli të shënonte përsëri në portën e Athanasopulos, duke sjellë festën në stadiumin e Gjirokastrës ku vendasit e shohin veten një hapë më pranë historisë, një hap më pranë Europës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?