Foto ilustruese

Lushnjë/ Dhunuan me sende të forta një 30-vjeçare, autorët ende të paidentifikuar  

28 Dhjetor 2021, 12:34| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 12:37

  • Share

LUSHNJË- Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta nga dy persona në Lushnjë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa ka qenë vetë 30-vjeçarja që ka bërë kallëzimin në polici për këtë ngjarje.

30-vjeçarja është identifikuar me inicialet M. S., banuese në Karbunarë. Ndërkohë dy autorët janë ende të paidentifikuar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?