Lutaj: Privatët duan
Plepat dhe Bisht-Pallën

17 Prill 2012, 07:59| Përditesimi:

  • Share
Gjendja e ushtarakëve dhe e Ushtrisë Shqiptare pritet që të zë sot një vend të rëndësishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Pas letrës së disa ushtarakëve në detyrë, drejtuar Presidentit dhe Komisionit të Sigurisë, pritet që anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision, të shqyrtojnë problemet që ngrihen pikërisht në këtë letër drejtuar ligjvënësve. Në këtë letër ushtarakët ngrejnë si problem emërimet dhe shkarkimet e njëanshme, vendime të marra në mënyrë antikushtetuese si dhe impementimin e strukturave, ku sipas ushtarakëve nuk i janë referuar vendeve aleate të NATO-s. Meqë kjo letër ju është drejtuar për dijeni Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Presidentit, "Shqiptarja.com" kontaktoi me personat kompetentë të ministrisë së Mbrojtjes. Sipas Këshilltarit Politik në ministri, Mentor Beqaj, kjo letër nuk është e besueshme pasi në të nuk ka asnjë emër ushtaraku, ku mund që të merren për bazë pretendimet. "Ne nuk mund të merreme me letra anonime, nëse aty nuk ka një emër", është shprehur zoti Beqaj. Përtej kësaj letre, e cila mban datën e djeshme, në Komisionin e Sigurisë do të diskutohen edhe të drejtat e ushtarakëve që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse në Afganistan, trajtimi i tyre atje, paga, e tjera. Komisionet që do të ngrihen për të "hetuar" ministrinë e Mbrojtjes për shkeljet e saj flagrante, do të fillojnë punë menjëherë pasi ato të jenë miratuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Kjo ka qenë një kërkesë e deputetëve të Partisë Socialiste, për të kërkuar hetim dhe verifikim të vendimeve dhe të munës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes ka qenë gjithmonë e shënjestruar nga anëtarët e këtij komisioni, pasi ka shfaqur probleme në "administrimin" e këtij institucioni. Pas skandalit të emërimit të komandantit të Forcave Detare, nga e cila ministri Arben Imami u tërhoq, pritet që probleme të tjera të ngritura nga ushtria të peshojnë rëndë mbi punën e ministrit Arben Imami. Piro Lutaj, deputeti i PS, në një shkrim ka shpjeguar pikërisht pse u bë emërimi në mënyrë antikushtetuese dhe në interes të kujt ishte. "Qëllimi i vërtetë i këtij emërimi është legjitimimi i heqjes nga struktura të bazës ushtarake detare të Bishtit të Pallës në Durrës, por në të njëjtën kohë dhe Komandës në Plepa Durrës, territore këto me mjaft sipërfaqe të lakmueshme nga çdo biznesmen i vendit apo i huaj. Emërimi i këtij komandanti u arrit pas heqjes në mënyrë brutale dhe të paargumentuar të zv/komandantit të Forcës Detare, që kryente funksionin e komandantit, pasi ai nuk pranoi strukturën e servirur me "urdhër nga lart", por që komandanti i ri me patjetër e ka firmosur",shprehet Lutaj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?