Supozojmë se mjekët, infermierët dhe koordinatori, që u vunë në qendër të skandalit te Onkologjiku, i dërgojmë në gijotinë. Pa gjyq!
A zgjidhet problemi i mjekimit të sëmurëve me tumor?
A është faji i mjekëve që te Onkologjia mungojnë ilaçet?
A është faji i mjekëve që aty është vendosur një aparat kobalti i teknologjisë së vjetër që po sëmur edhe mjekët?
A është faji i mjekëvë që numri i pacientëve me tumor është në rritje dhe financimi në ulje?
A është faji i mjekëve që financimi i shëndetësisë është më i ulti në rajon vetëm 2.9% të GDP?
A është faji i mjekëve që kemi vetëm një spital onkologjik?
A është faji i mjekëve që në Shqipëri ka vetëm 55 onkologë (24 prej të cilëve në Tiranë)?
A është faji i mjekëvë që aty ka vetëm 15 poltronë kimio-terapie?
A është faji i mjekëve që te Onkologjiku nuk ka pet scan?
A është faji i mjekeve që shqiptarët paguajnë direkt nga xhepi 60% të shpenzimeve shendetesore?
A është faji i mjekëve që gjithë koncesionet në shëndetësi kanë përfunduar në SPAK?
Koncesionet në shëndetësi nuk i kanë bërë as mjekët as shefat e shërbimeve.
Eshtë e lehtë të gjesh koka turku dhe të vendosësh mjekët si tabelë qitje, por siç thuhet rëndom është sistemi dhe jo njeriu. Dhe për sistemin shëndetësor nuk kanë faj mjekët! Eshtë më lart puna!
Por një gjë mund të bëhet pa shpenzime. Të hiqet dore nga “shendetesia falas”, se po del shumë shumë e shtrenjtë. /Marre ne facebook/
ministria eahte pergjegjese me shume se mjeket,,,sepse shendetsia do para dhe reforma.....kurse mjeket gjejne shesh e bejne pershesh...
PërgjigjuPse jo????Kto mjek nuk i sherbejne e as i duhen kujt.Ne cdo vend te botes kto "mjek" denohen maksimalisht.Grup mjekesh vrastar e te mireorganizuar qe ne kembim te lekut,dollarit apo euros jani gati te kryejne veprimtari gadi vrastare.
PërgjigjuPo që mjeku ikte vjedhurazi nga media , të lë të kuptosh gjë ty ???
PërgjigjuKam respekt per z.Dervishi, por mendoj qe po u del ne mbrojtje ne menyre te padrejte dhe ne menyre te terthorte justifikon cdo veprim jo ligjor, dhe mbi te gjitha te pamoralshem . Vertete sistemi eshte i degraduar dhe jo perfekt, por sistemi nuk ben gje tjeter vecse nxjerr ne pah karakterin e njeriutr te dobet dhe lakmitar, i cili nuk e ka pergje qe te "haje" edhe ato pak dite qe njeriu mund t`i kaloje me familjen e tij, Pasi kush ka karakter te forte dhe dinjitet, nuk bie pre.
PërgjigjuA eshte faji i mjekeve qe kerkojne nga 3 mije euro per cdo operacion?
Përgjigju