VIDEO/'Më duhet të iki, më falni', Panucci braktis intervistën pas fishkëllimave të tifozëve

3 Qershor 2018, 18:28| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 19:21

  • Share

Humbja 4:1 me Ukrainën duket se ka tronditur atmosferën e ekipit kuqezi. Kështu, Trajneri Kristian Panuçi ka braktisur intervistën që po jepte për gazetaren e ‘SuperSport’, Ilda Bejleri në momentin që disa tifozë aty pranë nisën të vërshëllin ndaj tij, në shenjë pakënaqësie ndaj paraqitjes së dobët të ekipit.

“Më duhet të iki, më falni”, ishin fjalët e italianit, i cili hoqi kufjet dhe u largua së bashku me Gerti Carçanin, i cili po bëhej gati të përkthente deklaratat e tij.

Rezultatet e dobta, veçanërisht dy ndeshjet e fundit ndaj Ukrainës dhe Kosovës kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e 45-vjeçarit në krye të Kombëtarës, teksa pritet që federata të marrë një vendim për të ardhmen e tij. 


Lajmi kryesor:

Miqësorja, Ukraina shkatërron Shqipërinë 4:1, kuqezinjtë e Panuccit nuk japin shpresë


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?