Kosova & Rajoni

Macron: Është koha që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE

11 Qershor 2021, 09:37| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 15:44

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron pas takimit m,e kryeministrin Zoran Zaev deklaroi se ishte koha që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian dhe shtoi se vendi e tij po kontribuonte në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut duhet të hyjë në BE dhe e dini që Franca e mbështet plotësisht në ketë rrugë. Ne vendosem që t’i hapim negociatat me vendin tuaj në muajin mars 2020 dhe tani ka ardhur koha që ky vendim të konkretizohet ndërsa më pas do të flasim për mënyrat se si do të realizohet kjo. Unë e mbështes në mënyrë aktive gjetjen e një kompromisi me Bullgarinë. Lidhur me reformat e zbatuara nën drejtimin tuaj që në 2017, vendi e meriton t’i filloje pa vonesa bisedimet për anëtarësim ne BE”, u shpreh Macron.

Presidenti francez tha se vendi i tij i kushton shumë rëndësi stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Maqedonia e Veriut kontribuon në këtë me modelin e saj të bashkëjetesës edhe pas arritjes së marrëveshjes së Prespës.

Ndërkohë që Zaev theksoi se është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut të ketë mbështetjen e Francës në rrugën e saj të integrimit.

. "Është shumë e rëndësishme për ne që Franca të mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde të përcaktuara qartë dhe pa humbur kohë," shkroi Zaev.

Fillimi i negociatave midis Maqedonisë Veriore dhe BE u bllokua nga Bullgaria në Dhjetor të vitit të kaluar dhe një vit më parë, Franca e bëri atë.

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i cili përfshin me Zaev Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, në Francë

Zaev e ka konsideruar propozimin e presidencës portugeze bazë të mirë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe se është veçanërisht e rëndësishme që çështja për gjuhën dhe identitetin nuk mund të jenë në tavolinën negociuese.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?