'Mafiozi meriton burgun'/ Meta pritet të dorëzojë sot padinë kundër Dvoranit pas ngërçit në Kushtetuese

18 Nëntor 2019, 09:39| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 11:45

  • Share

TIRANE-Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të dorëzojë një padi penale kundër kreut të KED-së, Ardian Dvorani për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore. Mëngjesin e sotëm para fillimit të konferencës 'Feja si instrument për paqen' kreu i shtetit u pyet edhe njëherë mbi këtë cështje, por nuk pranoi që të komentonte duke u shmangur "Sot kemi sjellë udhëheqësit e botës për të sjellë paqen në vend".

Ilir Meta e akuzon kreun e KED-së Ardian Dvorani  se ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botoi në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës kjo është shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare. Por kjo sipas Presidentit ishte bërë me qëllim që Arta Vorpsi të vetëzgjidhej sipas mekanizmit zhbllokues, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën e tij. Por edhe mekanizmi zhbllokues thotë më tej Meta, nuk është zbatuar sikur e parashikon ligji.

Të gjithë këto veprime për Ilir Metën, kreu i KED i ka kryer me vetëdije për të diktuar radhën e zgjedhjes duke cënuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, uljen e besimit të publikut te kjo gjykatë dhe zbatimin të reformës në sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsye, për Presidentin, Ardian Dvorani meriton burgun, pasi e ka cilësuar si mafioz. Tashmë mbetet për t'u parë nëse Meta do të depozitojë kallëzimin penal.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BAJGA E SHQIPTIS META: 18/11/2019 13:37

    Ilir Kak Meta duhet të futet 1 or e më par në burg është anti Shqiptari më i tërbuar. Ky njeri është SPIUN i shum shteteve. Vetëm burgu e qetëson situatën e Shqiprise mbarvajtjes së saj.

    Përgjigju
  • zzz: 18/11/2019 12:28

    mezi pres te shoh vidiomomtazhin babale 3

    Përgjigju
  • Populli: 18/11/2019 12:05

    Populli kesaj qe thoni ju z.President i thote Pirdh Pirdh se lirohesh,bastard njeri ordiner.

    Përgjigju
  • Noteri: 18/11/2019 10:56

    O Like futja rrumin ketij qoorros se eshte vegla e Edvin Milloshit

    Përgjigju
  • Baba Xhikja: 18/11/2019 10:22

    Ti Ilir Meta je kryemafiozi dhe sharlatani i ketij vendi,dhe te vetmen qe meriton eshte denim dhe burgim per te gjitha zullumet qe te kane erresuar syte,mendjen dhe shpirtin.

    Përgjigju
  • Rembi: 18/11/2019 10:14

    Dhe per ty do vi shume shpejt padia ilir qeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?