Majlinda Bregu dhe Lulzim Basha

Shqipëria sot nuk ka opozitë (dhe një mesazh për llapaqenët e Bashës)

26 Qershor 2018, 22:23| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 22:48

  • Share

E para: Çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë është jetike për të mbajtur gjallë orientimin pro europian të vendeve të Ballkanit Perendimor.

Çdo mjegull ndaj kësaj qasje vetëm na bën me vulnerabel ndaj tentakulave te bashkëpunimit politik dhe ekonomik me palet e treta te interesuara per rajonin.

Eshte e papranueshme qe ky rajon te mbetet peng i politikave qe e justifikojne pazhvillimin vetem me historine tone te pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato te vetvrasjeve politike.

E dyta: Ballkani Perendimor nuk ecen perpara dot pa prezence, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptaret kudo qofshin, nuk kane hajer nese harrohen apo nuk llogariten ne harten e kontinentit Europian!

Dhe kjo eshte me rrezik per kombin, jo per politikanet!

Kjo ka qene edhe fryma e thirrjeve qe ka bere sot, komisioneri Hahn, perfaqesuesja e larte e BE-se, dhe eurodeputetet e vendeve anetare.

E treta: Driteshkurtesia per ta pare vendimin e kesaj jave si sherbim per Edi Ramen apo denim per Lulzim Bashen,ose anasjelltas, eshte si t’ju thuash shqiptareve se Europa qe keni 30 vjet qe e kerkoni, shqetesohet vetem se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjerit prej ketyre cunave!

E katerta: Europa, prezente dhe jo e munguar, eshte e vetmja shprese per te ushtruar presion ndaj qeverise.

Ne rastin tone eshte jetike. Shqiperia sot nuk ka opozite!

Madje po e riperseris pa u shqetesuar ju pelqen apo jo te punesuarve llapaqene te Bashes: ne gjendjen qe eshte sot opozita, ka vrare shpresen se pas nje qeverie te keqe, opozita e tij mund te ndertoje nje qeveri te mire!

Nuk ka rol opozita ne plotesimin e detyrimeve, por ka pergjegjesine te mos behet e pabesueshme.

Kushdo eshte i lire te mos bjere dakord me kete. Por jane me te shumte ata qe e pranojne edhe kur nuk kane guxim ta thone publikisht!

E pesta: Shqiperia nuk ka institucione te forta. Nuk ka ende drejtesi funksionale.

Nuk shquhet per shoqeri civile te fuqishme. Nuk ka as media te pavarur, por ka gazetare qe ju neperkembet pavaresia.

Celja e negociatave eshte garanci dhe per pushtetet e pavarura per te mos u ndjere te kercenuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo eshte ceshtje nevoje kombetare dhe vendimarrje Europiane. Jo gjithmone jane e njejta gje! Jo te gjithe e kuptojne se ngurtesia nuk e shpeton as e ben me te arrire Europen!

Bën më të pamundur menaxhimin e situatave që dalin jashtë kontrollit. Paska patur të drejte Orëell kur thoshte: “Është luftë e vazhdueshme për të parë se çfarë ke përtej hundës tende”.

Komento

Komente

  • Dalipi: 27/06/2018 01:40

    DIHEN LLAPAQENET ME LICENCE I PARI ESHTE TAULANT BALLA IDYTI KONJA ERION BRACE I PASUAR NGA MACJA SPIROPALI MANJA E ME RADHE

    Përgjigju
    • Gringo: 27/06/2018 18:07

      O Dalip mavrija. Po Ed Paloqen, Strazon, Salianjken me Grida Sumen ku i le? tere llumi eshte mbledhur ne "cesspool"in SHQUP.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?