Makarona me asparag dhe spek nga zonja Vjollca

17 Mars 2021, 10:21| Përditesimi: 17 Mars 2021, 10:22

  • Share

Makarona me asparag dhe spek

Përbërësit:

360 gr makarona

250-300 gr asparag

120 spek

1/2 gotë verë të bardhë

1 qepë e vogël ( scalogno)

2 lugë gjelle majdanoz

30 gr djath pekorini

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Makarona një tenxhere me ujë për të valuar. Pasi pastrojmë asparagët I presim me dorë në copëza me gjatësi 2-3 cm dhe I shtojmë në ujin e makaronave dhe I ziejnë për 4-5 minta, kripë. Ndërkohë presim spekun në copëza të vogla si shirita të vegjël. Largojmë asparagun nga tenxherja pas 5 minutave dhe e lëmë mënjanë dhe në ujin e tyre shtojmë makaronat dhe I lëmë të ziejnë aq minuta sa shkruhet në etiketë.

Në një tigan ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, qepën, spekun dhe I kaurdisim sëbashku për 3-4 minuta I shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë asperagun, 1 garuzhde ujë nga makaronat, piper të zi dhe mënjëherë pasi ka kaluar minutazhi I makaronave në zierje I avullojmë ato dhe I shtojmë ën tigan, pak ujë makaronash, shtojmë djathin e grirë 1/2 I përziejmë, majdanoz dhe I servirim menjëherë të ngrohta. Përsëri në pjatë shtojmë pak majdanoz dhe djath të grirë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?