Receta

Makarona të ftohta nga zonja Vjollca

31 Mars 2021, 10:04| Përditesimi: 31 Mars 2021, 10:29

  • Share

Makarona të ftohta

Përbërësit:

350 gr makarona penne

2 domate

1 kastravec

1/2 qepë e kuqe

150 gr djath të bardhë

150 gr ullinj të zinj

1 lugë kafe rigon

kripë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë makaronat për 11 minuta, i  kullojmë dhe i shpëlajmë ato që të ndërpresim zbutjen e tepsisë së tyre. ( I Kullojmë mirë).

Presim domatet në copëza të vogla dhe i shtojmë tek tasi me makarona.

Qërojmë kastravecin dhe e presim atë në kubikë të vegjël dhe  po ashtu e shtojmë në tas, qepën. Shtojmë në tas ullinjtë dhe djathin në kbuikë. Spërkatim djathin me pak rigon, gjithashtu shtojmë në tas dhe pak kripë.

Spërkatim djathin dhe perimet me vaj ulliri. Përziejmë makaronat dhe përbërësit e tjerë dhe i servirim menjëherë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?