Makina e aksidentuar

Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia në Sarandë, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët

23 Dhjetor 2021, 22:15| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 00:25

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, ku tre të rinj teksa kanë qenë duke udhëtuar më një makinë tip 'Toyota' janë aksidentuar. Mjeti ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë nga një lartësi, duke përfunduar në një kanal në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit me inicale M.P dhe dy pasagjerë, M. V., dhe K.P., të cilët janë duke marrë kujdes shëndetësor. Raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 23.12.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi M. P., duke drejtuar automjetin tip "Toyota", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si  pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi M.P.,dhe  pasagjerët në mjet, shtetasit M. V., dhe K.P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?